E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet qendra e gruas në maternitetin "Kiço Gliozheni"

Persona të paidentifikuar kanë marrë me thyerje paratë që ndodheshin në arkë

TIRANE- vidhet me thyerje qendra e gruas "Konçita", në ambientet e maternitetit Kiço Gliozheni në bulevardin "Bajram Curri", në kryeqytet.


Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa është konstatuar në mëngjes rreth orës 09:00, kur persona të panjohur kanë hyrë në ambientet e qendrës së gruas dhe kanë marrë që andej 30 mijë lekë të reja. Sips burimeve të policisë, arkëtarja Rajmonda Telo ka bërë kallëzimin për ngjarjen përkatëse në policinë e Tiranës.


Pas marrjes së kallëzimit, efektivët e hetimit të krimeve ndaj pronës në komisariatin e Policisë nr.1, kanë nisur veprimet hetimore. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka konstatuar se vjedhja është kryer me thyerje ndërsa personat, sipas burimeve të policisë, kanë marrë të gjithë shumën e parave që ndodhej në arkë.


Policia ka marrë në pyetje disa persona të dyshuar, ndërsa janë shoqëruar dhe janë marrë deklarimet e rojes së maternitetit, arkëtares si dhe personave të tjerë.


Hetuesit pas kryerjes së veprimeve në vendin e ngjarjes dhe pas marrjes së deklarimeve, kanë ngritur dyshime konkrete mbi disa persona. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur nga policia për shkak të hetimit.


Ndërkaq, nga këqyrja e vendit të ngjarjes specialistët kanë konstatuar se autorët kanë përdorur sende të forta në momentin e thyerjes së ambientit. Nga këqyrja e arkës derës dhe vendeve të tjera, ekspertët kanë administruar gjurmë të ndryshme të cilat janë dërguar për krahasim, me ato të daktiloskopuara më parë nga policia në ngjarje të tjera.


Nga marrja e deklarimeve të arkëtares personave në cilësinë e oficerët e krimeve të komisariatit nr.1, kanë ngritur edhe pistat konkrete mbi të cilat po hetojnë edhe ngjarjen.


Rrahu një femër, shpallet në kërkim turku


TIRANE- Turku sherr me një femër pranë një diskoje, policia e shpall në kërkim pas kallëzimit të të dëmtuarës. S.Civici, 31 vjeçe, banuese në Tiranë në rrugën e Elbasanit, ka denoncuar një person me shtetësi turke dy ditë më parë, pasi sipas saj ai e kishte goditur me grushte dhe sende të forta pranë një diskoje që ndodhet në rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit Ekonomik.


Sipas burimeve të policisë që i referohen deklarimeve të të dëmtuarës, konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mes tyre ka pasur më parë një debat që më pas është transformuar në përplasje.


Sipas kallëzimit, turku i njohur me emrin Muala, pas debatit me femrën e ka qëlluar atë me grushte në kokë dhe në trup. Pas veprimeve të kryera, policia shpalli në kërkim turkun me akuzën e dëmtimeve të tjera me dashje.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›