E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krahu i djathtë i Aldo Bares i shpëton burgimit të përjetshëm

14/06/2009  Për t’i shpëtuar dënimit me burgim të përjetshëm Enver Dondollaku nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi bëri manovër. Kërkoi veçimin e çështjes nga baroni i tij i cili u pranua nga gjykata, më pas pranoi gjykim të shkurtuar. Pikërisht gjykimi i shkurtuar e dënoi dje Dondollakun me 25 vjet burg. Ndërsa disa kohë më parë, prokurori kërkoi për të burgim të përjetshëm. Është legjislacioni shqiptar ai që ka shpëtuar Dondollakun nga burgi i përjetshëm. Dje trupi gjykues lexoi vendimin përfundimtar të Dondollakut, i cili është duka vuajtur një dënim të dhënë nga drejtësia Italiane. Sipas vendimit të lexuar dje nga gjykata, i pandehuri në mungesë Enver Dondollaku ka marrë pjesë si ekzekutor në pesë vrasje dhe një plagosje, të kryera këto në kuadër të "bandës" së Lushnjës, po në këtë qytet. "Pas hetimeve disavjeçare dhe procesit gjyqësor, ku çështja ndaj Enver Dondollakut është ndarë nga katër të pandehurit e tjerë, Dritan Vila, Maksim Çela, Erion Cici dhe Petrit Liçi, është faktuar dhe vërtetuar me anë të dëshmive dhe provave të mbledhura, se i pandehuri Dondollaku gjatë vitit 1999-2003 ka marrë pjesë si ekzekutor në 5 vrasje dhe një plagosje të kryer në kuadër të "bandës" së Lushnjës. Për kryerjen e këtyre veprave të rënda penale, kërkojmë nga trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda dënimin e tij me burgim të përjetshëm",- gjykata në vendim. Por gjykata iu referua edhe provave të tjera.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›