Të përmbyturit e Plazhit dalin në protestë
Durrës
Dhjetëra banorë të zonës së Plazhit në Durrës kanë protestuar dje ndaj lënies së tyre në harresë dhe nën pushtetin e ujit. Akuzat e tyre janë drejtuar mbi pushtetarët vendorë dhe qendrorë, të cilët ndonëse e kanë inspektuar në vend situatën në të cilën ndodhen, nuk kanë ndërhyrë konkretisht për ta zgjidhur problemin. Ata kanë akuzuar edhe deputetin e zonës së tyre për indiferencë të plotë ndaj gjendjes në të cilën ndodhen prej muajsh pa asnjë lloj përmirësimi. Stina e gjatë e reshjeve të shiut i ka kthyer thuajse në të pabanueshme shumë shtëpi që ngrihen përgjatë kanalit të ujërave të larta që përshkon zonën e plazhit. Vënia në funksionim e këtij kanali dhe dëmshpërblimi janë kërkesat kryesore të familjeve të prekura nga përmbytjet.
#