E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vietnam, gjenden pas 40 vjetësh në xhungël babë e bir

Atë e bir janë gjetur në një xhungël të Vietnamit ku jetonin prej 40 vitesh, që nga lufta me SHBA.

Ho Van Thanh dhe djali i tij Ho Van Lang ishin larguar nga fshati i tyre. Një minë i kishte vrarë gruan dhe dy djemtë e tjerë të Thanh. Ata u zbuluan nga disa banorë të një tjetër fshati afër xhunglës në rajonin Tay Tra në provincën Quang Ngai.

Autoritetet vietnameze konfirmuan se burrat e gjetur ishin Thanh, 82 vjeç, dhe 41- vjeçari Lang. Thanh kishte marrë djalin e tij 2-vjeçar në atë kohë dhe ishte futur në xhungël ku nuk kishte pasur më kontakt me asnjeri. Ata kanë mbijetuar me fruta e misër dhe vishnin pak rroba prej lëkure druri. Jetonin në një shtëpi druri të ngritur 5 metra nga toka.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›