Vilat e qeveritarëve, debat Braçe-Topalli
Deputeti Erion Braçe dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u përfshinë në replika sa i takon ndërtimit të vilave të qeveritarëve në bregdetin shqiptar, konkretisht në zonën e Golemit. Braçe këmbënguli se vendimi që ka marrë Berisha për të shitur të gjitha tokat poshtë vilave të ndërtuara në bregdet që dihet fare mirë se të kujt janë këto vila, të klientëve të qeverisë dhe të qeverisë. Duke treguar një foto, Braçe tha se ministri i qeverisë "Berisha" ka nisur shtimin e vilës së tij, me qëllim që ta paguajë me paratë e taksave tona. Topalli i kërkoi Braçes të përmende emrat: "Do të rezultojë se vilat në bregdet i kanë ata që sot janë të ulur nga krahu i PS në Kuvend".