Aksidentohet polici, panik në Llogora
24/03/2009 Klientët menduan se ishte pritë
VLORE- Një polic i aksidentuar ka ngjallur panik në Llogora duke bërë që klientët e lokaleve përreth të mendonin për një vrasje. Gjithçka ka nisur kur polici i policisë kufitare të qytetit të Vlorës me Inicialet S. Xh. ka qenë duke drekuar me miq në zonën turistike të Llogorasë. Pasi kanë përfunduar drekën efektivi i policisë kufitare ka marrë rrugën për në qytet kur pa përshkuar mirë disa metra ka rrëshqitur dhe ka rënë në afërsi të vendit të quajtur "Sorkadhja" në afërsi të rrugës kryesore Vlorë-Himarë. Skena e policit të shtrirë me pistoletën e dalë në krahë ka bërë që të krijohej një panik në radhët e klientëve të lokaleve përreth, të cilët të terrorizuar kanë telefonuar sallën operative duke raportuar për ngjarjen ku midis tyre ka pasur dhe sinjalizime për një vrasje apo shkëmbim zjarri për shkak të pozicionit të të aksidentuarit si dhe armës së punës pranë tij. Ky sinjalizim ka bërë që në një kohë shumë të shkurtër në vendngjarje të shkonin një numër i madh efektivësh policie, të cilët u vunë në gatishmëri për një vrasje apo plagosje të mundshme. Kur kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar që "viktima" ishte një koleg i tyre i policisë kufitare, i cili kishte rrëshqitur me motor dhe ishte aksidentuar lehtë duke marrë disa gërvishtje në pjesë të ndryshme të trupit. Duke parë këtë situatë forcat e rendit kanë lajmëruar kolegët se bëhej fjalë vetëm për një aksident dhe asgjë më tepër ndoshta për shkak të terrenit apo pijes së tepruar. Efektivi është transportuar për në spitalin e Vlorës ku ka marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që e gjithë zhurma u bë për shkak të pozicionit të të aksidentuarit së bashku me armën e shërbimit.