E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, zjarr në një banesë, nuk ka të lënduar

Një zjarr i fuqishëm përfshiu ditën e sotme një banesë në Laç. Fatmirësisht asnjë banor nuk është lënduar, pasi policia dhe forcat zjarrfikëse arritën t`i evakuojnë ata me shpejtësi.
 

Sipas burimeve, mësohet se flakët u vunë në kontroll brënda një kohe të shkurtër, pas përpjekjeve të zjarrfikësve dhe forcave të shumta të policise.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Paraprakisht dyshohet për një zjarr aksidental të shkaktuar si pasojë e një qarku elektrik.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›