Vitore Sallaku: Jetoj me brengën e babait

Artisja tregon për babain e saj, i cili u pushkatua pa gjyq
Dje në hapjen e ekspozitës Në nderim të viktimave të sistemit komunist ishte i pranishëm dhe çifti i njohur i artistëve Skënder dhe Vitore Sallaku. Për të dy artistët ekspozita ishte e rëndësishme, pasi sillte në memorien e njerëzve vuajtjet e diktaturës. Vitore Sallaku (Mjeshtre e Madhe), tregon se babai i saj është pushkatuar pa gjyq në vitin 1944. Duke folur për rëndësinë e kësaj ekspozite ajo sjell në kujtime dhe babain e saj prof.dr.Lorenc Rasha. Është kënaqësi për mua, që unë kam hyrë sot në këtë ekspozitë. Unë erdha me një qëllim për të parë sërish krimet e asaj kohe, që janë bërë në ato vite. Babai im Lorenc Rasha, i cili ishte pro. dr në linguistikë ishte një nga personalitet e vendit, i cili u pushkatua pa gjyq në vitin 1944. Ai u pushkatua pa gjyq për idetë e tij nacionaliste. Ishte diplomuar për linguistikë në Austri. Ai studio jashtë vendit për 15 vjet dhe në fund kur ai erdhi, në vendin e tij ai la eshtrat. Në atë kohë nuk ishte dëshira që njerëzit që ishin të kulturuar dhe mund të sillnin diçka për atdheun, ta realizonin këtë, ata të gjithë u pushkatuan, tregon artistja Vitore Sallaku. Më tej ajo shton se: Ne kishin shumë pasoja, të cilat ndikuan më pas në jetët tona. Ne në atë kohë ishim shumë të vegjël. Unë isha vetëm tre vjeç në atë periudhë dhe hija e babait ne na ka ndjekur gjatë gjithë jetës. Falë talentit tim unë munda që ta kaloj këtë periudhë, sigurisht që me shumë vështirësi se nuk është lehtë që të jesh e bija e një të pushkatuari. Ai ka qenë gjithashtu dhe nën drejtor i gjimnazit të Shkodrës, por dhe në Tiranë. Ai ishte një personalitet, i cili u pushkatua pa gjyq, tregon për babin e saj artistja e madhe e cirkut. Sipas saj vuajtjet kanë qenë të shumta, por mbi të gjitha më të rënda ishin ato psikologjike. Ne kemi vuajtur, por vuajtja jonë ka qenë më e madhe psikologjike gjatë gjithë periudhës që ne kemi jetuar. Nëna jonë ka bërë një jetë shumë të vështirë për të përballuar jetesën, pa harruar dhe internimet. Ne mbijetuam vetëm në sajë të aftësive tona, por ka pasur dhe nga ata që na kanë mbështetur, që ne arritëm të mbijetonim. Kjo është një e vërtetë që nuk mund të mohohet. Për vite e vite unë e kam përjetuar brengën babait në heshtje......
Skënder Sallaku: Më vjen keq që u zhdukën intelektualët
Ndërsa Skënder Sallaku ( Artist i Popullit) tregon se në ato vite shumë njerëz të artit janë dënuar,duke mos i lënë të shprehnin ata që donin. Ekspozita është shumë pozitive. Unë mendoj se duhet të kujtohen njerëzit që kanë sakrifikuar jetën e tyre gjatë atyre viteve dhe kanë dhënë jetën për këtë demokraci. Prandaj mua më pëlqen ekspozita Nderim viktimave të sistemit komunist. Mua më vjen keq që janë zhdukur intelektualët më të mëdhenj të Shqipërisë, të cilët po të ishin sot gjallë do të bënin më shumë për këtë vend. Pas kaq vitesh shikoj shumë ndryshime dhe besoj se çdo gjë do të na vijë për mbarë. Unë jam dakord që kjo ekspozitë të jetë një pavijon i përhershëm, pasi kështu ajo të kujtohet gjithmonë. Mbaj mend që në atë kohë u dënuan dhe shumë njerëz të artit. Ndër këto përmend regjisorin Mihallaq Luarasi, i cili është dënuar në atë kohë. Për mua ishte një gabim shumë i madh dënimi i tij. Ai ishte një personalitet i artit, gjë të cilën e mban edhe sot. Ai është një nga njerëzit që i ka dhënë këtij arti, përfundon ai.