Vizat, Basha: Ne kemi kufijtë më të sigurt në rajon
Siguria e kufijve e bën sot Shqipërinë si vendin që përmbush kushtet jo vetëm në aspektin numerik në udhërrëfyesin e vizave, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, por edhe atë cilësor. Sipas ministrit të Ppunëve të Brendshme, Lulzim Basha, sistemi TIMS, MEMEX etj. janë treguesit kryesorë. Sipas tij, e vetmja gjë që mbetet, është që pas ardhjes së monitoruesve të KE-së edhe këta të fundit të vënë re ndryshimin që Ministria e Brendshme ka verifikuar në realitet. Ministri i Brendshëm, z. Lulzim Basha, njoftoi dje në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare se buxheti i vitit 2010 siguron mbështetjen e plotë financiare për realizimin e objektivave të Ministrisë së Brendshme në drejtim të forcimit të rendit e sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe trafiqeve të paligjshme dhe në veçanti për mirëfunksionimin e sistemeve të instaluara në kuadër të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave me BE-në. Z. Basha vuri në dukje se plotësimi me sukses i këtyre detyrimeve mbetet kusht dhe prioritet për qeverinë, lidhur me integrimin e vendit dhe liberalizimin e vizave.
“Buxheti u përgjigjet të gjitha politikave në fushën e sigurisë, atë të luftës kundër krimit të organizuar. Dy ligjet që sapo u miratuan, ai i antimafias dhe ligji për konfiskimin e aseteve, janë një tregues i madh në këtë luftë pa kompromis. Mbi të gjitha dhe Policia e Shtetit me teknologjinë e përmirësuar do të jetë në gjendje të plotësojë objektivat në këtë drejtim. Plotësimi me sukses i këtyre detyrimeve është një kusht për integrimin e vendit në BE dhe liberalizimin e vizave”, - u shpreh z. Lulzim Basha. Sipas ministrit të Brendshëm, Shqipëria renditet në vendet e para për ekzekutimin e fletë-arresteve drejtuar Interpolit. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek sigurimi i kufijve, një ndër kushtet e përcaktuara nga ndërkombëtarët për liberalizimin e vizave, kreu i Ministrisë së Brendshme theksoi se tashmë Shqipëria përmbush kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin për vizat.
“Në buxhetin e vitit 2010 sigurohet mbështetje e plotë teknike e këtyre sistemeve. Në buxhet gjejnë mbështetje financiare funksionimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të informacionit si TIMS, MEMEX, RMIS dhe DATACOM, mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemeve të identifikimit dhe të gjurmimit të provave, laboratori i Policisë Shkencore, rritja e kapaciteteve të strukturave të hetimit të krimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, siguria e kufijve, kontrolli i dixhitalizuar i trafikut rrugor dhe përmirësimi i kushteve të punës, të cilat janë prioritetet kryesore të investimeve për vitin 2010”, - deklaroi ministri i Brendshëm. Ai shtoi më tej se “menaxhimi i integruar i kufirit nëpërmjet sigurimit dhe garantimit të kufijve të hapur dhe të sigurt, lehtësimi dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, bashkëpunimi mes gjithë aktorëve dhe agjencive të përfshira në kontrollin e kufirit janë ndër objektivat kryesore të buxhetit për vitin 2010. Basha njoftoi se Policia e Shtetit, me instrumentet e saj ligjore në dispozicion si dhe teknologjinë e përmirësuar në nivel qendror dhe lokal, me një ristrukturim dhe ritrajnim të plotë të të gjithë komponentëve të saj, do të jetë në gjendje të përballojë kërkesat dhe objektivat e vëna për vitin 2010 lidhur me intensifikimin e luftës kundër krimit të organizuar e trafiqeve, mbajtjes dhe qëndrueshmërisë së rezultateve pozitive dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal” , - u shpreh ministri Basha. Basha informoi anëtarët e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare edhe për disa aspekte të rëndësishme të performancës së Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm, z. Lulzim Basha, iu përgjigj edhe interesimit të anëtarëve të Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare për parashikimin buxhetor për përmirësimin e kushteve të punës dhe të stërvitjes dhe performancën e Policisë së Shtetit, duke informuar se buxheti përmbush në mënyrë domethënëse nga ana financiare realizimin e këtyre objektivave.
tabelë.
Buxheti i Ministrisë së Brendshme për vitin 2010, sipas tavaneve përfundimtare të ardhura nga Ministria e Financave është 17.565 miliard lekë. Ne krahasim me planin me ndryshime te vitit 2009 prej 16.555 miliard leke. kemi një rritje prej rreth 6%.
I . Sipas burimeve të financimit struktura e buxhetit për Ministrinë e
Brendshme të vitit 2010 paraqitet si më poshtë:
Financimet me fonde nga Buxheti, 16.260 miliardë lekë ose 92 % e buxhetit në total.
Financimet me fonde nga të Ardhurat, 317 milionë lekë ose 2 % e buxhetit në total.
Financim i Huaj, 714 milion lekë ose 4 % e buxhetit në total.
Pagesë për t.v.sh dhe kosto lokale 273 milionë lekë ose 2 % e buxhetit në total.
II. Sipas strukturës së shpenzimeve buxheti i vitit 2010 paraqitet si më poshtë:
- Shpenzime personeli, 11.430 miliardë lekë ose 64% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një rritje prej 913 milionë leke ose 8%.
- Shpenzimet e Tjera, 3.9 miliardë lekë ose 24% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një rritje prej 112 milion leke ose 3%.
- Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 1.569 miliardë lekë ose 8% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin me ndryshime te vitit 2009 ka një rritje prej 564 milionë leke ose 36%.
- Shpenzimet për Investime me Financim të Huaj, 714 milion lekë ose 4% e buxhetit në total. Ne krahasim me planin e vitit 2009 ka një ulje prej 202 milionë leke ose 22%.
III. Sipas programeve buxhetore buxheti i Ministrisë për vitin 2010 paraqitet :
Policia e Shtetit
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 12.796 miliard leke ose 73% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 8.375 miliardë lekë ose 65% e buxhetit te Policisë.
Shpenzimet e Tjera, 2.743 miliardë lekë ose 21% e buxhetit.
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 964 milion lekë ose 8% e buxhetit te Policisë.
Shpenzimet për Investime me Financim të Huaj, 714 milion lekë ose 6% e buxhetit te Policisë.
Planifikim, menaxhim dhe administrim,
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 978 milion leke ose 5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 485 milion lekë ose 50%.
Shpenzimet e Tjera, 218 milion lekë ose 22% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 275 milion lekë ose 28%.
Garda e Republikës
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 1,394 miliard leke ose 8% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 1,069 miliardë lekë ose 76%.
Shpenzimet e Tjera, 245 milion lekë ose 18% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 80 milion lekë ose 6%.
Prefekturat dhe funksionet e deleguara
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 645 milion leke ose 4% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 520 milion lekë ose 80%.
Shpenzimet e Tjera, 95 milion lekë ose 15% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 30 milion lekë ose 5%.
Gjendja Civile
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 806 milion leke ose 5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 348 milion lekë ose 43%.
Shpenzimet e Tjera, 348 milion lekë ose 43% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 110 milion lekë ose 14%.
Emergjencat Civile
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 758 milion leke ose 4% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 509 milion lekë ose 67% .
Shpenzimet e Tjera, 159 milion lekë ose 21% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 90 milion lekë ose 12% .
Rezervat e Shtetit
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 98 milion leke ose 0,6% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 77 milion lekë ose 79%.
Shpenzimet e Tjera, 16 milion lekë ose 16% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 5 milion lekë ose 5%.
Menaxhimi dhe zhvillimi i Administratës Publike
Buxheti i ketij programi per vitin 2010 eshte 91 milion leke ose 0,5% e buxhetit total.
Sipas strukturës se shpenzimeve:
Shpenzime personeli, 47 milion lekë ose 51%.
Shpenzimet e Tjera, 29 milion lekë ose 32% .
Shpenzimet për Investime me financim të Brendshëm, 15 milion lekë ose 17%.