E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Basha takon drejtorin e KE, Mirel

 

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha tha dje gjatë një takimi me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në KE, Pierr Mirel se Shqipëria ka përmbushur pothuajse plotësisht kriteret për heqjen e vizave. Në këtë aspekt Basha përmendi faktin se numri i pasaportave biometrike për qytetarët shqiptarë ka shkuar në 280 mijë dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar funksionojnë tashmë sistemet më moderne të kontrollit dhe analizës së informacionit kriminal, të cilat në tërësi përbëjnë sistemin më të përparuar të kontrollit kufitar në Ballkanin Perëndimor. Basha nënvizoi se vetëm gjatë dy javëve të fundit ka pasur një sërë arrestimesh për korrupsion, janë zbuluar mbi 16 vrasje të vjetra e të reja, si dhe janë goditur grupe të trafikut të drogës. “Duke goditur asetet e mafias plotësojmë edhe më tej objektivin strategjik shqiptar, objektiv i cili është përmbushur në masë më të madhe gjatë katër viteve të shkuara, që është Shqipëria vendi më armiqësor kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”, tha Basha gjatë këtij takimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›