E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, politika ka spekuluar

Konstatimi

Raporti i EMA-s thotë se në Shqipëri, përgjithësisht është shmangur bërja me dije e opinionit publik apo e aktorëve joqeveritarë mbi momentet e shkëmbimit të dokumenteve mes qeverisë dhe komisionit apo përmbajtjen e tyre. Komentimi i ecurisë përgjithësisht është bërë nga eksponentë të ndryshëm të politikës dhe më shumë se për informim objektiv të opinionit publik, ka qenë funksional për qëllime politike, kryesisht gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2009. “Siç shprehet një diplomat prezent në Tiranë ‘me çështjen e liberalizimit të vizave është spekuluar masivisht nga politikanët shqiptarë. Ajo ka qenë lodra e politikanëve’”, vijon raporti. Në këtë mënyrë, qytetarët kanë qenë pak të qartë mbi progresin në reforma të bërë nga vendi ynë. Një tjetër aspekt i lidhur ngushtë me informimin rreth ecurisë së vendit në këtë proces ka të bëjë edhe me qasjen e qeverisë shqiptare për sa i përket përfshirjes së aktorëve jo shtetërorë në mënyrë publike ose jo, në hartimin dhe zbatimin e reformave dhe strategjive.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›