“Vizat, s’kanë lidhje me situatën politike”
Eurodeputeti Simon Bussutil, anëtar i grupit të Partive Popullore Evropiane vlerësoi dje progresin e bërë nga Shqipëria për heqjen e vizave. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se “Gjatë vizitës tonë në Tiranë, ne pamë se ç’është bërë deri tani dhe na bëri shumë përshtypje përgatitja e Shqipërisë për kushtet teknike për procesin e heqjes së vizave. Ne jemi të përgatitur për t’i thënë po heqjes së vizave, por jemi duke pritur vlerësimin përfundimtar të Komisionit Evropian për kriteret teknike. Ne duam ta mbajmë këtë çështje në nivelin teknik. Për një vend që kërkon heqjen e regjimit të vizave, ai duhet të përmbushë kriteret teknike. Ne nuk duhet ta përziejmë këtë me çështjet politike”.