E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vizat, vendimi në shtator ose tetor”



Eurodeputetja Tanja Fajon deklaroi se vendimi për liberalizimin e vizave me Shqipërinë pritet të merret nga Parlamenti Europian në muajin shtator ose në tetor. Sipas saj, do të ndiqet një procedurë e rregullt. “Ne do të ndjekim procedurën e rregullt, atë të thjeshtë. Komiteti i Jashtëm duhet të shprehë opinionin e tij për çfarë do të debatohet në Komitetin për çështjet e Brendshme, Lirisë e Sigurisë. Pas dritës së gjelbër nga ky Komitet, çështja i kalon për votim Parlamentit, që siç e thashë, ka shumë gjasa që të votohet në seancën plenare të shtatorit ose tetorit”, tha Fajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›