E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen bizneset në pronat e sindikatave



ADI SHKEMBI

Qeveria identifikon pronat e sindikatave në të gjitha qarqet e vendit. Sipas raportit, këto prona, sindikatat ua kanë kaluar bizneseve të ndryshme në formën e shitjes ose dhënies me qira. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar një raport i paraqitur nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, mbi “identifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të sindikatave”. Duke iu referuar një vendimi të 23 dhjetorit të vitit të kaluar, i është kërkuar informacion Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në lidhje me pasuritë në administrim të sindikatave, për një afat 20-ditor. Më pas, në 1 shkurt 2010, Ministria e Brendshme miratoi urdhrin për nisjen e identifikimit të pronave, por që sipas raportit “Dokumentacioni i vënë në dispozicion nga ZRPP-të është i paqartë, pasi në AITPP kanë ardhur vetëm fotokopje të një pjese të dokumentacionit, shpesh i palexueshëm dhe pa komente për pronat për të cilat mendojmë të na jepet në një fazë të dytë informacion i detajuar dhe me komente për paqartësitë që kanë dalë për prona të veçanta”. Raporti i miratuar në mbledhjen e Qeverisë vjen pak javë pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin e miratuar nga Parlamenti për shtetëzimin e pronave të sindikatave. Me një votim 5 me 4 në favor të sindikatave, gjykata u njohu atyre të drejtën e zotërimit të pronave të tyre, pronësi e dhënë me ligj nga shteti shqiptar. “Ligji 10159 cenon në mënyrë arbitrare të drejtën e lirisë sindikale, ndërsa duke privuar pronat e sindikatave, cenohet haptazi autonomia ekonomike e tyre”, thuhet në argumentin e Kushtetueses.

formularët me prona të sindikatave për 125 prona

Qarku Tiranë
Qarku Korçë
Qarku Elbasan
Qarku Berat
Qarku Fier
Qarku Durrës
Qarku Kukës
Qarku Dibër
Qarku Lezhë
Qarku Shkodër
Qarku Vlorë
Qarku Gjirokastër

18 prona
17 prona
8 prona
5 prona
12 prona
10 prona
6 prona
5 prona
13 prona
8 prona
15 prona
4 prona

ka informacion për 3 prona
ka informacion për 12 prona
ka informacion për 7 prona
ka informacion për 4 prona
ka informacion për 2 prona
ka informacion për 4 prona
ka informacion për 4 prona
ka informacion për 2 prona
ka informacion për 2 prona
ka informacion për 2 prona
ka informacion për 1 prona
ka informacion për 2 prona

QARKU TIRANë:
1. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve "Dajt" Vila dhe ish-Kampi i Pioniereve Dajt (Pallati i Madh) (28,29) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Shtëpinë e Pushimit të Punëtorëve "Vila" dhe ish-Shtëpia e Pushimit të Pionerëve "Pallati i Madh" Dajt, Tiranë u konstatua:
Të dy objektet janë në pronësi dhe administrohen nga Shoqëria Anonime "DAJTEL". Aksionerë të kësaj shoqërisë janë: 45% Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civile të Mbrojtjes e Rendit Publik dhe 55% nga Z. Agim Selimi. Kjo shoqëri është krijuar në vitin 1993 me qëllim që të rinovojë kompleksin e ndërtesave "Hotelet e Malit të Dajtit" dhe të mirëmbajë kompleksin e rinovuar si një hotel, restorant, bar dhe holl për rregullime dhe ngjarje të veçanta. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve "Vila" është në proces restaurimi, ndërsa Shtëpia e Pushimit të Pionerëve "Pallati i madh" Dajt funksionon si hotel-restorant. Në pronësi të Shoqërisë Anonime "DAJTEL" është edhe një sipërfaqe toke prej 8 hektarë. Pronat ndodhen në territorin e komunës Dajt. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
2. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve "Dajt" Barakat (1) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Tiranë. Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Kampin e Punëtorëve Dajt (barakat), Tiranë u konstatua: BSPSH-së e ka dhënë objektin me qira për një periudhë 20-vjeçare. Aktualisht objekti quhet "King Park" dhe funksionon si kompleks bar-restorant-hotel dhe administrohet nga qiramarrësi Sejdin Zëre. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
3. Shtëpia e Pushimit të Pioniereve Golem (73,74,75,76,) sipas informacionit nga ZRPP-ja në emër të BSPSH kanë qenë të regjistruara pasuritë 305/3, 305/2, 305/1, 304/1 sot gjendja juridike e këtyre pasurive figuron pronë private konkretisht:
Pasuria 305/1 në emër të 5 personave, Pasuria 305/2 në emër të 28 personave, Pasuria 305/3 në emër të 1 person, Pasuria 304/1 në emër të 2 personave. Kjo pronë është e ndarë në 4 formularë, sepse është e ndarë sipas bashkëpronarëve të pronës. Pas verifikimit dhe inventarizimit në ish-Shtëpinë e Pushimit të Pionerëve Golem-Kavajë, u konstatua: Kampi ditor i pionerëve dhe kampi i punëtoreve janë prishur, objektet e tyre nuk ekzistojnë. Mbi truallin e tyre janë ndërtuar vila dhe pallate private.
Tek ish-objektet e kampit të studentëve ekzistojnë disa baraka dhe objekte të rindërtuara në tq cilat aktualisht jetojnë familjarë. Pasuri të luajtshme nuk u konstatuan.
QARKU DURRES
1. Shkolla e Ish-Bashkimeve Profesionale Plazh Durrës (115).
Nga dokumentacioni i ZRVPP-së, Durrës, rezultoi se shkolla ka qenë në pronësi të BSPSH KSSH, SN, SP,LPS, dhe SPM në bazë të regjistrit hipotekor nr. 867 dt 17.02.1993. Ky dokument i është lidhur formularit të kësaj prone, nuk kemi dokumentacion tjetër për statusin juridik të pronës sot. Nga verifikimi fizik, i objektit rezultoi se ndërtesa ishte kthyer nga pronari i shoqërisë "Perla" në banesë.
2. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Godina e Vogël (19) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Durrës. Nga verifikimi fizik, rezultoi se i është dhënë me qira Shoqërisë "Dart" shpk nga KSSH. Nga shoqëria "Dart" na u paraqit një kontratë qiraje lidhur me KSSH, e cila përfundon në 31.12.2020. Ndërtesa funksiononte si hotel-bar-restorant.
3. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Qaf Shtamë (108) nuk ka informacion nga ZRPP-ja Krujë. Komuna Cudhi përmes vërtetimit hipotekor nr. 564/1, datë 15.101996, konfirmon se ky objekt është regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.147 28.4.1994 si pronë e BSPSH. Përmasat e pronës në formular janë plotësuar nga NJ.Q.V.
4. Shtëpia e Pushimit të Pionerëve Qemal Stafa(21). Nga ZRVPP-ja Durrës, rezulton se është prone e hipotekuar në pronësi të S B Minatorëve dhe Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë me dokumentin hipotekor nr. 4751 dt. 18.05.1994. Nga verifikimi fizik, rezultoi dhënë me qira shoqërisë "Tropikal"
Qarku Lezhë
1. Shtëpia e pushimit të punëtorëve Godina A, B dhe dhoma të veçanta, Shëngjin Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (kabina plazhi) (92). Nga informacioni ZVRPP, Lezhë konfirmon se me shkresën nr.45/4, datë 22.04.2009 të Ministrisë së Financave i drejtohet për regjistrimin e pronës Kampi i Punëtorëve me sip. 7400 m2, nga e cila pasuria me nr 5/21 dhe sip. 3392 m2 është në pronësi të shtetasit Dorjan Niklelaj me nr. hipotekor 126, datë 4.5.2009. Ndër të tjera kjo pasuri figuron e ndarë në katër pasuri të tjera, përkatësisht 5/22, 5/23, 5/24, 5/25 dhe është regjistruar në emër të dy pronarëve, Dorjan Niklelaj dhe Valbona Gjinaj. Pasuria 5/22 me sip. 1811 m2, nga e cila ndërtesë me sip. 648 m2, me nr. hipotekor 127, në emër të Z.Dorjan Niklelaj. Pasuria 5/23 me sip. totale 2500 m2 nga e cila 1277 m2 ndërtesë, pasuria 5/24 me sip. totale745 m2, nga e cila 320 m2 dhe pasuria 5/25 me sip. totale 1735 m2, nga e cila ndërtesë 706 m2 në emër të Zj.Valbona Gjinaj përfituar në këmbim me nr. hipotekorë përkatësisht nr.127, 138, 140. Nga verifikimi fizik sqarojmë se kjo pronë (Godina A, Godina B, Dhoma të veçanta (kabina plazhi) ndodhet në një sip. trualli me shtëpinë e pionierëve Shëngjin dhe është privatizuar nga subjektet e lartpërmendur. Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
Qarku Vlorë
1. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Vlorë (30,101)
a) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Pallati i Ri, Vlorë
Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH ia kishte kaluar objektin pronarit të truallit Z.Fatos Konomi. Kjo pronë përdorej nga Z.Fatos Konomi, por nuk u bë i mundur sigurimi i dokumentacionit ligjor të pronësisë.
b) Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, 4 vilat, Vlorë. Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik, rezultoi se KSSH kishte në pronësi 3 vila, të cilat ishin në gjendje të mirë dhe funksiononin. Vila e katërt është privatizuar nga pronari i truallit. Nuk u arrit të evidentohet pronari si dhe dokumentacioni i privatizimit.
2. Kampi i Pionierëve Vlorë(99). Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri. Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti shërbente për Forcat e Rendit. Gjithashtu nga informacioni verbal nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit jemi vënë në dijeni se prona do të lirohet nga kjo e fundit për t'ju kthyer ish-pronarit. Për sa më sipër nuk kemi siguruar dokumentacionin ligjor.
3. Shtëpia e Pushimit të punëtorëve Godina e Re Dhërmi, Bashkia Himarë(25). Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.
Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ishte jashtë funksionit, por pronë e Sindikatave. Nuk u arrit sigurimi i dokumentacionit ligjor.
4. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve e Pionierëve, Sarandë(52). Nga ZVRPP-ja Sarandë nuk ka të dhëna për këto pasuri. Nga verifikimi fizik, rezultoi se objekti ''Shtëpi Pushimi e Punëtorëve'' ishte jashtë funksioni. Nga dokumentacioni i siguruar, figuron se objekti është i regjistruar në ZVRPP, Sarandë në emër të Sindikatës së Pavarur të Ushqimit të përfaqësuar nga Z.Maksim Reshat Mebelli. Objekti "Shtëpi Pushimi e Pioniereve", rezultoi e tjetërsuar në bllok pallatesh. Nuk u arrit të sigurohej dokumentacioni ligjor për këtë arsye nuk mund të shprehemi për statusin juridik të pronës sot. Për këtë pasuri ka dhe vendim të gjykatës së Apelit Gjirokastër.
QARKU ELBASAN
Shtëpi Pushimi Gjinar Elbasan (104) nga informacioni i ZRPP-së Elbasan, rezulton se gjykata e shkallës së parë Elbasan me vendimin e datës 30.1.1993 vërteton faktin juridik të pronësisë të KSSH mbi shtëpinë e pushimit Gjinar e cila përmban 50 dhoma.
Nuk është kryer indentifikimi fizik për arsye të infrastrukturës.
QARKU FIER
Shtëpia e Pushimit të Punwtorwve Divjakë (16), nuk ka informacion nga ZRPP-ja Lushnjë. Nga verifikimi fizik, rezultoi se Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civil të Mbrojtjes dhe Rendit Publik të Shqipërisë, ka lidhur një kontratë enfiteoze me shoqërinë "Argena"sh.p.k duke filluar nga data 10.3.2003 deri më datën 10.3.2020. Objekti funksionon si hotel.
QARKU SHKODER
1. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve dhe Pionierëve, Shirokë(27)
Nga të dhënat e ZVRPP, Shkodër rezulton se kjo pronë ka sip. totale 9620m2 dhe ndërtesa me sip. 846m2, është regjistruar në pronësi të BSPSH. Kjo pronë është ndarë në vitin 1994 mes palëve BSPSH, KSSH, ku 2/3 i mer BSPSH dhe 1/3 KSSH. Sipërfaqja totale e pronës së bashku me objektin i është dhënë me qira deri në vitin 2020, shtetasit Ndue Maracaj. Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.
2. Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, Razëm(93). Nga ZVRPP nuk kemi informacion. Nga verifikimi fizik rezultoi shtëpia e pushimit të punëtorëve e privatizuar dhe e regjistruar në hipotekë me nr. hipotekor 198, datë 18.10.2002 nga qytetari Lulëzim Nik Pacaj me nr. pasurie 196/2, zona kadastrale 3834. Njëkohësisht shtëpia e pushimit të pionierëve është në përdorim të Z. Valentin Gjetja. Statusi juridik i përdorimit nuk dihet pasi nuk kemi të depozituar dokumentacion ligjor. Nuk ka inventar të sendeve të luajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›