Vizat, zbehen shpresat: Jo liberalizim në vitin 2009
Shefi i diplomacisë së Çekisë, Karel Shvarzenberg, vendi i të cilit merr Presidencën e Bashkimit Evropian në janarin e 2009-ës, deklaroi dje se çështja e liberalizimit të vizave do të shtyhet edhe më tej dhe nuk dha shpresa se ajo do të zgjidhet edhe në Presidencën suedeze, e cila nis në korrikun e vitit të ardhshëm. Edhe pse ka qenë diplomatik në përgjigjen e tij, ministri i Jashtëm çek theksoi në mënyrë të qartë se shpresa për një regjim të lirë të vizave për shqiptarët, vitin e ardhshëm është e vogël. Duke folur në konferencën për shtyp, bashkë me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha, Shvarzenberg theksoi se
"gjatë Presidencës sonë, ne do ta mirëpresim këtë proces. Republika Çeke, sidomos që kur jam emëruar ministër i Jashtëm, ka bërë përpjekje për të nxitur vendet anëtare të BE-së që të kryejnë procesin e liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi. Por, mendoj se ne do t‘i kushtojmë kohë zgjidhjes së kësaj çështjeje. Më lejoni të jem i hapur dhe i ndershëm me ju. Për shkak të krizës financiare, e cila do të ketë efekte edhe në Evropë, si në SHBA, shanset janë kufizuar, për shkak të problemeve dhe vështirësive, si të shtimit të papunësisë, etj. Më lejoni të them gjithashtu se tashmë për këtë shkak nuk jemi aq të sigurt për suksesin në këtë fushë, siç ishim nëntë muaj më parë, natyrisht ne do të vazhdojmë të punojmë, por druaj se në fund të Presidencës sonë, ky problem do të ekzistojë ende dhe do t‘u mbetet pasardhësve tanë, kolegëve suedezë për ta çuar më tej. Pra, le të jemi të hapur, vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga kriza e tanishme financiare do të kenë ndikimin e tyre në këtë fushë". Ndërkaq, shefi i diplomacisë çeke, duke folur gjithnjë në mënyrë diplomatike, bëri të ditur se për Shqipërinë është e rëndësishme zbatimi i kushteve të vëna nga Komisioni Evropian. Karel Shvarzenberg, duke kujtuar përvojën e vendit të tij, tha se "edhe ne kemi përjetuar të njëjtën përvojë shumë vite më parë dhe më kujtohet se sa shumë kureshtarë ishim ndaj komenteve të caktuara të bëra nga ana e BE-së, për zhvillimet tona, përparimin që kishim bërë në drejtim të hartimit të legjislacionit, liberalizimit të ekonomisë, e privatizimit. Madje, më kujtohen disa që ishin tejet kureshtarë për këto komente. Por kjo nuk na ndihmoi. Ne duhet të bënim detyrat tona të shtëpisë, sepse, në fund të fundit, nuk mund të presësh që ata të ndryshojnë rregullat e klubit të tyre për ju". Ndërkaq, ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, duke komentuar çështjen e liberalizimit të vizave, por edhe daljen e progres-raportit të Komisionit Evropian, theksoi se "raporti ka rëndësi domethënëse dhe dominuese për procesin e integrimit evropian, por sigurisht, ka rëndësi edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ju kujtoj, megjithatë, se edhe procesi i liberalizimit të vizave ka një shinë që ecën paralel me integrimin evropian dhe në këtë kuadër ne presim gjatë nëntorit, si hapi tjetër pas raportimit që ne bëmë në shtator, raportimin e Komisionit Evropian mbi fazat dhe etapat e procesit të liberalizmit të vizave. Në këtë kuadër, edhe një herë, mendoj se është një lajm shumë i mirë që Presidenca çeke, e cila ka përcaktuar prioritetet gjatë gjashtë muajve të fundit, vazhdon dhe do të vazhdojë të na mbështesë edhe në këtë proces të liberalizimit të vizave dhe besojmë që kjo periudhë 6-mujore do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për të shënuar progresin që ne dëshirojmë dhe që presim në këtë drejtim dhe për të afruar sa më shpejt datën e lëvizjes së shqiptarëve pa viza drejt hapësirës ‘Shengen‘".