Vizion dhe pritshmëri
Ermal Hasimja
Roli i liderit në një shoqëri demokratike është në thelb paradoksal. Nga njëra anë ai duhet të udhëheqë jo thjesht duke drejtuar në një rrugë të njohur, por duke çarë (hequr) një rrugë (udhë) të re. Aut inveniam viam aut faciam: i duhet të gjejë një rrugë të re, ose ta bëjë vetë një të tillë. Kjo rrugë mund të jetë edhe në kundërshtim me atë çfarë pret një pjesë e mirë, ose edhe shumica e njerëzve të udhëhequr, përndryshe nuk do të ishte lider, por thjesht menaxher. Nga ana tjetër liderit i duhet të krijojë një vizion që lidhet me interesat e të udhëhequrve, pavarësisht se është e pamundur t’i përkufizosh në mënyrë objektive.
Paradoksi qëndron në kundërshtinë e natyrshme mes dy proceseve. Nëse krijon një rrugë krejtësisht të re, lideri do të dalë eventualisht përtej ose edhe kundër pritshmërisë së votuesve. Mirëpo nëse thjesht drejton me një itinerar të krijuar prej të tjerëve, nuk është më lider i vërtetë. Në rastin më të mirë, një lider krijon një vizion, të cilin më pas arrin ta bëjë të pranueshëm, mobilizues dhe frymëzues për votuesit. A kemi ne lider të tillë? Unë mendoj se përgjithësisht liderët tanë janë më tepër menaxherë pragmatistë të pritshmërisë së shumicës sesa lider të vërtetë. Ndoshta jo në çdo element, por në shumicën e tyre.
Ka shumë prova që dëshmojnë se liderët shqiptarë janë përgjithësisht të kufizuar dhe orientuar drejt nivelit të pritshmërisë së votuesve. Mungesa e programeve me pozicione të qarta ideologjike, mungesa e qëndrimeve të parashikueshme ndaj problemeve të vendit, inflacioni i premtimeve “konkrete” lokale në çdo minisektor jashtë koherencës tërësore, janë shenja të vullnetit për të mos rrezikuar, duke preferuar një pragmatizëm bosh, që synon të kapë shumicën e votuesve sipas modelit statistikor të votuesit mesatar. Liderët tanë përgjithësisht llogarisin çfarë pritet prej tyre, prej shumicës, por rrallëherë janë të gatshëm të krijojnë dhe ofrojnë një vizion të ri të guximshëm. Shfaqja e sondazheve dhe analizimi shkencor i pritshmërive ka fuqizuar ndjeshëm aftësinë e liderëve për të dizajnuar premtimet e tyre sa më pranë asaj që pret shumica. Amerikanizimi i fushatave i shtohet këtij problemi, duke prodhuar më tepër spektakël dhe më pak vizion. Mirëpo nuk duhet të harrojmë se me gjithë legjitimitetin demokratik, shumica nuk është burimi më i vlefshëm i mundshëm i ideve dhe vizioneve të reja. Edhe pa shkuar në tirani të shumicës, kjo e fundit në Shqipëri përmban në vetvete edhe interesat e pastra klienteliste, edhe nivelin e lartë të militantizmit. Nuk është e rastësishme që përqindjet më të larta të abstenuesve gjenden në qytet, ku votuesit janë përgjithësisht më të shkolluar. Me këtë nuk dua të hedh poshtë legjitimitetin e shumicës, por thjesht ta zbres atë nga piedestali, ku zakonisht ngrihet prej liderëve.
Ky shtet u krijua nga liderë vizionarë, që dolën kundër ideve të kufizuara të autonomisë, duke guxuar të mendojnë dhe realizojnë pavarësinë. Prej asaj kohe, të paktën kanë qenë shembujt vijues. Lidershipi shqiptar ka shkuar përgjithësisht në njërin skaj ose në tjetrin, pa arritur kurrë t’i pajtojë. Liderët shqiptarë ose kanë realizuar vizionin e tyre në mënyrë të pavarur nga qytetarët (në rastin e komunistëve kjo çoi në totalitarizëm), ose u janë nënshtruar pritshmërisë të turmave, pa guxuar të ofrojnë vizionin e tyre (gjë që çon në populizëm). Sot ne kemi nevojë për liderë të një lloji tjetër. Kjo nuk duhet ngatërruar me nevojën për menaxherë. Janë pikërisht menaxherët, të aftë ose të paaftë, që mbizotërojnë aktualisht përmes një kuptimi të politikës si administrim me “duar të pastra” ose administrim i “historive të suksesit” ngado nga ato vijnë. Jo se aspekti menaxherial nuk ka rëndësi, por nuk është ai për të cilin po flasim këtu. Kemi nevojë për liderë, që të shkojnë përtej llogaritjeve banale të pritshmërisë së shumicës. Kemi nevojë për liderë, që të krijojnë një vizion të vetin dhe të bindin shumicën se ky vizion ia vlen të ndiqet. Na duhen liderë, që guxojnë dhe krijojnë rrugë të reja, të cilat natyrisht do të duan edhe miratimin tonë, por jo shoferë, që na çojnë thjesht aty ku të gjithë presim, pa sjellë asgjë të re.