Bllokim ose shkatërrim të impianteve te paligjshem te gazit
28/01/2009 Qeveria vendos marrjen e masave për tregtimin e pakontrolluar të gazit
Grup pune për kontrollin dhe verifikimin e respektimit të kushteve teknike
Gjendja kaotike e tregtimit të gazit të lëngshëm, që ka shkaktuar shpërthime dhe dëme të shumta, duket se do të marrë fund. Qeveria ka mbartur në mbledhjen e saj të djeshme një vendim, i cili parashikon marrjen e masave emergjente për përmirësimin e situatës së sigurisë dhe të tregtimit të gazit dhe naftës. Sipas vendimit, do të mbyllen ose do të prishen menjëherë të gjitha impiantet dhe instalimet pa leje, që paraqesin rrezik evident dhe niveli i tyre i sigurisë nuk garanton një ushtrim aktiviteti të sigurt për jetën, pronën dhe mjedisin, i vlerësuar nga institucionet e përcaktuara me ligj. Me këtë vendim parashikohet rivlerësimi i situatës në sektorin e depozitimit, transportimit dhe tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe evidentimin e të gjitha subjekteve të palicensuara sipas ligjeve në fuqi. Ky rivlerësim do të bëhet brenda një periudhe tremujore. Për të arritur qëllimin, do të ngrihet një grup pune, i cili ka për detyrë të realizojë kontrollin dhe verifikimin e respektimit të kushteve teknike të ndërtimit dhe funksionimit të të gjitha impianteve e instalimeve ku kryhet veprimtaria. Grupi i punës brenda dy muajve duhet të përgatisë listën e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë pa lejet përkatëse, ose listën e subjekteve veprimtaria e të cilave paraqet rrezik ose ndodhen brenda territorit të zonave të banuara. Këto të dhëna i paraqiten ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Po ashtu grupi përgatit listën e subjekteve që janë jashtë zonave të banuara, por që ushtrojnë aktivitet pa lejet përkatëse ose veprimtaria e tyre paraqet rrezik.
Në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet tregimit me pakicë të karburanteve për automjete rreth 870 stacione dhe rreth 110 stacione për tregtimit e gazit. Vetëm në kryeqytet nga 23 stacione të shitjes së gazit të lëngshëm 12 prej tyre kanë vërtetimin për kontrollin e objektit për respektimin e kushteve teknike, ndërsa asnjë autogaz nuk është i pajisur me autorizimin për zhvillimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëshuara nga organet e pushtetit lokal. Po në Tiranë nga 51 stacione të shitjes së karburanteve, 44 kanë vërtetimin për kontrollin e objektit për respektimin e kushteve teknike, ndërkohë që janë pajisur me autorizim për zhvillimin e aktivitetit të tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj vetëm 14 stacione.
Masat emergjente
Krijohet grupi i punës për marrjen e masave emergjente për përmirësimin e situatës së sigurisë.
Veprimtaritë e depozitimit, transportimit ose tregtimit të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre në impiante dhe instalime të ndërtuara në rrugët dhe në mjediset urbane, që zhvillohen pa lejen, prishen ose mbyllen nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës apo nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar.
Veprimtaritë e depozitimit, transportit ose tregtimit të ndërtuara jashtë qyteteve, që zhvillohen pa leje, por rezultojnë se plotësojnë kushtet teknike dhe të sigurt bllokohen nga strukturat përkatëse në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit. Subjekti përkatës brenda 3 muajve pas realizimit të kontrollit, duhet të plotësojnë dokumentacionin.
Veprimtaritë e depozitimit, transportit ose tregtimit, që ushtrohen nga subjekte të pajisura me leje, por që paraqesin rrezik për sigurinë e pronës, të jetës dhe mjedisit, mbyllen ose prishen.
Shpenzimet për mbylljen ose prishjen fizike të impianteve dhe instalimeve bëhen me shpenzimet e vetë subjekteve.
Ndalohet futja nga importi në formë skrapi i bombolave që shërbejnë për depozitimin, transportin dhe tregtimin e gazit të lëngshëm dhe të naftës.
Bombolat që nuk plotësojnë standardet, konfiskohen.
Në rast të mosrespektimit të kërkesave, pezullohet e drejta e lejes së tregtimit dhe propozohet revokimi i lejes.
Port për kontenierët në Vlorë
Qeveria ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues për ndërtimin e portit të kontenierëve në pyllin e Sodës në Vlorë, si dhe për miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë. Qeveria mbështeti propozimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si autoritet kontraktues për dhënien e lejes shoqërisë “ZUMAX, AG”, të koncesionit të formës “BOT” (ndërtim shfrytëzim dhe transferim) për ndërtimin e portit të kontenierëve. Vendimi saktëson se miratohet bonusi prej 8% të pikëve për rezultatin teknik, financiar dhe mjedisor në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet kësaj shoqërie. Vetë Kryeministri Berisha tha se për shkak të thellësisë së ujërave të saj Vlora do të ketë një nga portet më të mëdha të Mesdheut. “Kjo zonë së shpejti do të ketë infrastrukturën më të mirë, autostradën me katër korsi, ka hekurudhën, të gjithë infrastrukturën e nevojshme të transportit dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe aeroportin, dhe do ta ketë. Faktikisht Vlora shndërrohet në një ndër portet më kryesore të zhvillimit të vendit”, - tha ai.