E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e kabllove lë qytetin pa sinjal TV

Vjedhja e kabllove elektrike në orët e para të mëngjesit ka lënë pa drita gjithë zonën e fshatit Zvërnec. Në linjat kryesore elektrike në gjithë zonën janë vjedhur kabllot, duke lënë në terr të gjitha banesat, por edhe pikat qendrore të antenave që shpërndajnë sinjalet televizive për qytetin e Vlorës dhe rrethinat. Kjo nuk është hera e parë kur kabllot elektrike bien pre e hajdutëve, të cilët i shesin këto kabllo me kile, si skrap. Duket se rritja edhe e çmimit të bakrit në pikat e mbledhjes së hekurishteve ka bërë që tashmë të shihen kabllot elektrike si burime fitimi. Policia, pasi ka marrë njoftimin, ka përpiluar procesverbalet, por ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vjedhjen. Ndërkohë, kabllot e vjedhura nuk janë zëvendësuar deri dje në mbrëmje, duke lënë për rreth 24 orë pa energji elektrike të gjithë zonën e Zvërnecit dhe pa sinjal televiziv qytetin e Vlorës, tashmë të mbushur me turistë vendas e të huaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›