Vjen IPad, fjala e fundit e “Apple”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kaliforni - Kaq shumë është përfolur, madje nga disa edhe është ëndërruar. IPad tashmë është një realitet që nuk ka zhgënjyer. Rreziku ekzistonte dhe ishte i pritshëm. Tashmë Steve Jobs, ka të gjithë të drejtën të qeshë nga Yerba Buena në San Françisko. Pas mposhtjes së kancerit në pankreas, largpamësi dhe milioneri i Apple ishte kthyer vetëm për këtë, për të hedhur në tregun botëror një produkt krejtësisht të ri. Një objekt multifunksional, i cili do parë me shumë kujdes dhe që po i kushtohet një hapësirë e jashtëzakonshme nga media. Ajo do ti shërbejë botës multimediale, redaktorëve të The Neë York Times, Penguin dhe Hachette mes të tjerëve, por pse jo dhe yjeve të muzikës dhe televizionit. Flitet në fakt për një “IPad ekonomik”. Është një produkt magjik dhe revolucionar” , - kështu e ka përshkruar Apple, ndërsa prezantonte kompjuterin bllok që kërkon të vendos hegjemoninë në botën e pafundme të teknologjisë së lartë. Ai është një e ndërmjetme mes një telefoni Smart dhe një kompjuteri të lëvizshëm. Me ekranin 9.7 polsh ai përdor të njëjtin sistem operativ si të iPhone (telefonit më avangard të kompanisë Apple. IPad vjen në botën e elektronikës si një dritare kaliforniane e shoqërisë prodhuese amerikane. Navigim në internet dhe email, video dhe film të një rezolucioni të lartë, muzikë, album fotografik, harta interaktive, videolojëra, lexues dixhital për libra dhe gazeta. Me pak fjalë, një objekt që është në gjendje të bëjë gjithçka. Madje, është në gjendje dhe të shesë gjithçka, pasi ka të instaluar dhe programin e dyqanit online të iTunes. Pas kontratave amerikane nga Neë York Times deri tek Disney, shumë shpejt pritet që produkti të arrijë marrëveshje dhe me gjigantin e lojërave elektronike “Electronic Arts”, por dhe kompani që do të mundësojnë leximin online të librarive dixhitale që nga librat deri tek revistat. Pas viteve të tëra zhurmë, vëmendja ishte kthyer në San Francisko. Siç u tha më sipër, askush nuk u zhgënjye, as 75 milionë përdoruesit e iPhone dhe iPod Touch. Me IPad mund të përdoren 3 miliardë programet e siguruara nga AppStore. Një duartrokitje e gjatë për Steve Jobs, kur zbuloi se kjo vepër ishte objektivi më i madh i jetës së tij. Kostoja e produktit shpesh nuk është pika më e fortë e produkteve të “mollës”, por deri në fund të marsit produkti pritet të hidhet në treg në Evropë me një çmim nën 499 dollarë për modelin bazë me 16 Gb memorie të brendshme dhe lidhje ëireless me internetin. Prej prillit, kush dëshiron të ketë dhe shërbimin e navigimit, kostoja e IPadit do të jetë 829 dollarë. Sipas analistëve, dyshimi i vetëm është nëse në treg do të ketë vend për një objekt hibrid në formën e një blloku. Gjithashtu, ka një dock për tastierë, që lidhet nën orientimin portrait, pastaj ka përkrahje për dalje 1024 x 768 VGA dhe dalje 480p composite përmes kabllove të adapterit të dock-ut të ri, si dhe një shtojcë kamere që ju lejon të importoni imazhet nga kamera përmes USB-së apo drejtpërsëdrejti përmes një lexuesi kartash SD. Pajisja menaxhohet nga imunes, apo lirisht mund të themi në një proces të ngjashëm me iPhone. Çdo gjë sinkronizohet përmes Mac-ut tuaj. Siç është pritur, pajisja mund të lëshojë aplikacionet e iPhone, qoftë në një dritare piksel-për-piksel apo në një modus të pikseluar të ekranit të plotë, por zhvilluesit gjithashtu kanë synim edhe madhësinë e re të ekranit duke shfrytëzuar SDK-në e përditësuar të iPhone OS, që u ofrua gjatë ditës së djeshme. Secili iPad është i lirë dhe arrin me një GSM “micro-SIM”, gjë që nënkupton që pajisja mund të shfrytëzohet anembanë botës, ku ka operatorë mobilë, pra edhe në Kosovë e Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2010