E Diel, 1 Nëntor 2026

Zvarritet shuarja e masave të sigurimit

 

TIRANE – Në Gjykatën e Tiranës janë depozituar me qindra raste, kur persona që mbahen në arrest me burg për krime të ndryshme, kërkojnë shuarjen e masës së sigurimit. Kjo pasi koha e qëndrimit të tyre në paraburgim, duke u llogaritur sipas ligjit, në disa raste e kalon afatin e parashikuar si dënim për akuzën e ngritur ndaj tyre. Të gjendur në këto kushte, ata i drejtohen gjykatës, e cila vonon të marrë vendimin, por edhe kur e formulon atë kalon përmes vonesash të panumërta derisa vendimi mbërrin në Prokurori e më pas ekzekutohet, duke u dërguar pranë burgut ku ndodhen të arrestuarit. Një fenomen i tillë ka qenë objekt i diskutimeve dhe kritikave në tryezën e djeshme në Ministrinë e Drejtësisë.      

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›