E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, Bojaxhi optimist për punimet e TEC-it



Kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, i cili ishte dje në qytetin e Vlorës ku vizitoi punimet në Termocentralin e këtij qyteti, e paraqiti me optimizëm ndërtimin e kësaj vepre energjetike. Bojaxhi shprehu bindjen se, projekti për ndërtimin e Termocentralit në Vlorë do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar dhe nuk do të ketë vonesa. Bojaxhi inspektoi dje punimet në këtë TEC ku njohu me ecurinë e tyre dhe një grup përfaqësuesish të Bankës Botërore që e shoqëronin. Jashtë kësaj axhende Bojaxhi garantoi furnizim pa ndërprerje me energji të gjithë zonave në bregdet gjatë sezonit veror. “Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit KESH-i nuk do të ndërpresë energjinë elektrike në zonat bregdetare gjatë sezonit veror”, - ka deklarua kreu i KESH-it. Sipas tij, “një politikë e tillë bëhet për të mos dëmtuar turizmin shqiptar edhe në momentet kur Shqipëria përfshihet në krizë energjetike si na ndodhi vitin e kaluar”.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›