E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, atmosferë festive për Shën Valentin

Festa e të dashuruarve ka bërë bashkinë e qytetit të Vlorës të krijojë ambiente dekorative kushtuar kësaj feste. Më e dukshmja është vendosja në vendin më të dukshëm në Skelë të një dekori që bie shumë në sy. Një zemër e madhe që është simboli i dashurisë është krijuar prej 10 karafilash të kuq dhe bën përshtypje që nga larg. Rreth saj janë vendosur edhe 36 zemra më të vogla dhe secila prej tyre ka të shkruar fjalën magjike Të dua në 36 gjuhë të ndryshme të botës. Sipas Ilir Metaj, drejtor i turizmit në bashkinë e qytetit, e gjitha kjo është bërë për tu kujtuar banorëve të qytetit se festa nuk u përkushtohet vetëm të rinjve në moshë, por kjo festë është e të gjithëve. Po sipas Metajt, në sallën e shfaqjeve të teatrit Petro Marko të qytetit është menduar zhvillimi i një konkursi midis nxënësve të shkollave të mesme me krijimet më të bukura të tyre kushtuar pikërisht dashurisë. Konkursi është kombinuar me shumë surpriza dhe midis tyre qëndron edhe të ftuarit në këtë shfaqje edhe të aktorëve të ndryshëm nga Teatri Kombëtar.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›