E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, gjendet 13-vjeçarja e mbytur në Shushicë

23/12/2009  Disa kilometra larg vendit ku u mbyt
VLORE- Vajza 13-vjeçare, e cila u rrëmbye nga rrjedha e lumit Shushicë pasditen e të shtunës, është gjetur e pajetë në anë të lumit disa kilometra larg vendit që u përpi nga rrjedha. Kanë qenë banorët dhe bashkëfshatarët, të cilët në kërkimet e tyre së bashku me forcat e policisë e kanë gjetur trupin në anë të këtij lumi, por në një degëzim që merr në afërsi të fshatit Kotë. Për 3 ditë me radhë, kërkimet intensive si nga banorët po ashtu edhe efektivët e RENEA-s në anë të lumit, por edhe në thellësinë e tij pavarësisht kohës së keqe, nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Kërkimet që prej dy ditësh pas normalizimit të kohës kanë qenë akoma më shumë intensive, gjë e cila ka bëre dhe gjetjen e trupit. Trupi është transportuar për në fshatin Jorm nga ku do të përcillet për në banesën e fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›