E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet i vrarë në pyll 40-vjeçari



VLORE - Një 40-vjeçar nga fshati Sevastar i Vlorës u gjet dje i vrarë me çifte në një përrua. Vrasja e Hysen Demajt po hetohet pasi shkaku i këtij krimi është ende mister. Disa kalimtarë njoftuan menjëherë familjen e viktimës, e këta të fundit policinë, në momentin kur gjetën dhe identifikuan kufomën në një përrua rreth 30 minuta larg fshatit. Fillimisht u dyshua se vdekja e Demajt kishte ardhur si pasojë e rënies nga mushka ose nga rrapi, ku kishte hipur për të prerë dru. Por pas mbërritjes të policisë, në vendngjarje si dhe këqyrjes të trupit pa jetë është vënë re një plagë në gjoks, e shkaktuar nga arma e zjarrit. Sipas policisë, 40-vjeçari Hysen Demaj është vrarë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar atë nga një distancë e afërt. Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Vlorës nisi hetimin për të identifikuar autorët e saj. Blutë dyshojnë se ngjarja mund të jetë pasojë e një konflikti pronësie të familjes së Hysen Demaj me disa bashkëfshatarë, fakt ky që është duke u hetuar. Gjer në orët e mbrëmjes, në polici u shoqëruan gjashtë persona, të cilët u morën në pyetje për ngjarjen, por, deri më tani nuk ka asnjë të identifikuar apo të ndaluar si i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë shumë afër identifikimit të autorit të kësaj vrasjeje. Por për afekt hetimi, burimet nuk dhanë detaje të tjera deri në arrestimin e tij. q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›