E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, mbijnë kioskat në plazh

 

VLORE - Mbijnë lokalet e kioskat gjatë bregdetit të Vlorës. Disa me leje e disa të tjera pa leje kanë zënë vendet publike, duke u kthyer në bezdisje edhe për pushuesit. Ky fenomen ka ndodhur para, gjatë dhe pas fushatës elektorale, gjë që të lë të mendosh se këto lokale apo kioska i kanë vendosur në zona plazhi apo lulishte simpatizantë apo anëtarë të partive të ndryshme si shpërblim për ndihmën, që do të jepnin apo që u kanë dhënë në kohën e fushatës elektorale. Zonat ku janë vendosur lokalet, madje edhe disko duke zënë sipërfaqe të konsiderueshme të plazhit, janë në Radhimë, plazhin e ri të Vlorës, plazhin pranë ish–Aulonës, pranë Akademisë Detare, si dhe në plazhin pranë Pyllit të Sodës. Në këto zona janë vendosur mjaft objekte, të cilat sezonin e kaluar ekzistonin. Disa prej lokaleve pranë tyre kanë vendosur edhe lojëra për fëmijë, duke zënë më shumë sipërfaqe të gjelbërta. Gjithashtu, janë zënë edhe sipërfaqe të lulishteve, ndërkohë që në bashki askush nuk të jep një përgjigje për situatën e krijuar.               q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›