E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, pesë persona rrezikohen në aksident rrugor

 

VLORË- Pesë persona kanë rrezikuar jetënsi pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e paradites së djeshme në aksin rrugor që lidh fshatrat Bestrovë- Panaja në Vlorë. Të pestë personat udhëtonin me një mjet "Citroen" i bardhë me targa greke. Sipas efektivëve të policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar dhe shpejtësisë së mjetit, i cili pasi ka kryer manovrën është përplasur në gomat e një mjeti të rëndë. Si pasojë e goditjes, më rëndë është dëmtuar e fejuara e drejtuesit të automjetit, ndërsa tre personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta. Menjëherë është kryer transporti i tyre drejt ambienteve të spitalit rajonal, ku u është dhënë dhe ndihma e parë. Është ende gjendja e 23- vjeçares për të cilët mjekët nuk kanë konfirmuar, ndërsa personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e komisariatit është shoqëruar drejtuesi i automjetit, 29- vjeçari Altin Mecaj nga Cerkodhima e Vlorës, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë për mënyrën e ndodhjes së aksidentit. Përplasja është e katërta brenda një harku kohor 24 orësh në Vlorë, ku të parat kanë qenë fatmirësisht pa dëmtime serioze te njerëzit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›