E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqet për pronat në Gjykatën Evropiane

14/04/2009  Çështjet që mund të zgjidhen në Gjykatën Evropiane të të drejtave të Njeriut

Studimi i dosjes është falas. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim brenda gjashtë muajsh

Pasi keni kaluar të gjitha hapat për ankimimin e një konflikti gjyqësor për çështjen e pronave dhe nuk keni gjetur zgjidhje në të gjitha shkallët e pushtetit gjyqësor në Shqipëri, mund ti drejtoheni Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kjo gjë duhet të bëhet brenda gjashtë muajsh, nga dhënia e vendimit të autoritetit më të lartë që në vendin tonë është Gjykata Kushtetuese. Nëse ju e quani veten personalisht dhe drejtpërdrejt viktimë të një shkeljeje të një a më shumë të drejtave themelore, ku bën pjesë edhe e drejta e pronës, mund të ankoheni në Gjykatë.

Afati

Ky afat fillon duke nisur nga notifikimi i vendimit përfundimtar që u është bërë Juve vetë apo avokatit tuaj, sipas rendit normal të rekurseve dhe jo duke u nisur nga refuzimi i mëvonshëm i një kërkese të mundshme për rishikim procesi, a një kërkese për falje a për një amnisti apo i çdo lloj kërkese tjetër për falje drejtuar një autoriteti. Afati prej gjashtë muajsh ndërpritet me letrën tuaj të parë drejtuar Gjykatës, në të cilën keni paraqitur me qartësi, qoftë edhe shkurtimisht, objektin e ankesës suaj të mundshme ose me dërgimin nga ana juaj të formularit të plotësuar të ankesës. Një kërkesë e thjeshtë nga ana juaj për udhëzime nuk mjafton për ndërprerjen e këtij afati prej gjashtë muajsh. Ju mund të ankoheni në Gjykatë vetëm për aktet e një autoriteti publik si Parlamenti, administrata, gjykata të shtetit. Gjykata nuk mund të merret me ankesa të drejtuara

kundër personave të veçantë apo institucioneve private. Gjykata trajton vetëm ankesa që kanë të bëjnë me shkelje të njërës apo disa të drejtave të formuluara në Konventë dhe në Protokolle. Ajo nuk është një gjykatë apeli ndaj gjykatave kombëtare dhe nuk mund as të anulojë dhe as të ndryshojë gjykimet e tyre. Po ashtu, ajo nuk mund të ndërhyjë në favorin tuaj drejtpërsëdrejti pranë autoritetit për të cilin ankoheni.

Si ti drejtoheni

Më shumë se 90 për qind e ankesave të trajtuara nga Gjykata janë hedhur poshtë për arsye të mos respektimit të ndonjërit prej kushteve të pranueshmërisë. Gjuhët zyrtare të Gjykatës janë frëngjishtja dhe anglishtja por, nëse e keni më të lehtë, mund ti shkruani sekretariatit në gjuhën zyrtare të njërit prej shteteve që e kanë ratifikuar Konventën. Në fazën fillestare të procedurës, edhe letrat që merrni nga Gjykata mund të jenë në këtë gjuhë. Megjithatë, duhet të kini parasysh se në një fazë më të vonët të procedurës, d.m.th. nëse Gjykata nuk e deklaron të papranueshme çështjen tuaj në bazë të dosjes që keni paraqitur, por vendos ti kërkojë Qeverisë të paraqesë me shkrim vëzhgime lidhur me ankimin tuaj, korrespondenca e Gjykatës do të jetë në frëngjisht ose në anglisht, dhe Ju vetë apo përfaqësuesi juaj duhet në parim të përdorni në vëzhgimet tuaja frëngjishten apo anglishten. Gjykatës mund ti drejtoni ankesën tuaj vetëm me letër dhe jo me telefon. Nëse ju e dërgoni ankimin tuaj me postë elektronike apo fax, duhet patjetër ta konfirmoni nëpërmjet rrugës postare. Është e kotë të shkoni personalisht në Strasburg për të paraqitur gojarisht rastin tuaj. Me marrjen e letrës tuaj të parë apo të formularit të ankesës, sekretariati i Gjykatës do tju përgjigjet duke Ju vënë në dijeni për hapjen në emrin tuaj të një dosjeje numri i së cilës duhet paraqitur gjatë tërë korrespondencës që do vijojë. Më pas, ndoshta do tju kërkohen dokumente, të dhëna ose shpjegime plotësuese lidhur me ankimin tuaj. Në të kundërt, sekretariati nuk mund tju informojë për dispozitat ligjore në fuqi në shtetin për të cilin Ju ankoheni, dhe as nuk jep konsultim juridik lidhur me zbatimin e interpretimin e së drejtës kombëtare.

Korrespondenca

Është në interesin tuaj të tregoheni të zellshëm në mbarëvajtjen e korrespondencës që do

mbani me sekretariatin. Çdo vonesë apo mungesë përgjigje mund të konsiderohet si shfaqje

mosinteresimi nga ana juaj për të vijuar hetimin e dosjes. Nëse vlerësoni që arsyet e ankimit tuaj kanë të bëjnë me shkeljen e një prej të drejtave të garantuara nga Konventa apo nga një prej protokolleve dhe se kushtet e përshkruara këtu më sipër plotësohen, jeni të lutur të plotësoni me kujdes dhe lexueshëm formularin e ankimit dhe ta dërgoni atë të shoqëruar me dokumentet e nevojshme për trajtimin e çështjes, sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë jo më vonë se gjashtë muaj duke filluar nga data e letrës së parë dërguar në Sekretariat. Mosdërgimi i formularit të ankimit dhe dokumenteve të nevojshme brenda këtij afati, konsiderohet si shfaqje mosinteresimi nga ana juaj për të vijuar hetimin e dosjes dhe Gjykata do të procedojë me asgjësimin e dosjes suaj.

Adresa

Çdo korrespondencë që ka lidhje me ankesën tuaj duhet të drejtohet në adresën e mëposhtme:

Monsieur le Greffier de la

Cour européenne des Droits de lHomme

Conseil de lEurope

F–67075 STRASBOURG CEDEX

Pagesa e avokatit

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk jep asistencë gjyqësore për tju ndihmuar që të paguani një avokat për hartimin e ankesës suaj fillestare. Në një stad të mëvonshëm të procedurës, domethënë pas një vendimi të Gjykatës për tia komunikuar ankesën Qeverisë përkatëse për vëzhgime me shkrim, Ju mund të përfitoni, në rast nevoje, asistencë gjyqësore nëse nuk dispononi mjetet për të paguar avokatin dhe nëse Gjykata e shikon të nevojshme dhënien e kësaj asistence për mbarëvajtjen e çështjes.

Përfaqësimi

Nëse dëshironi ti drejtoheni Gjykatës nëpërmjet një avokati apo një përfaqësuesi tjetër, duhet ti bashkëngjisni formularit një prokurë në favor të tij. Përfaqësuesi i një personi juridik (shoqëri, shoqatë ) apo i një grupi personash duhet të përligjet me të drejtën e tij statusore apo ligjore të përfaqësimit. Studimi i dosjes suaj është falas. Kjo procedurë, të paktën në fillim, zhvillohet me shkrim. Kështu që Ju nuk keni pse të paraqiteni në selinë e Gjykatës. Sekretariati do tju mbajë rregullisht në dijeni të ecurisë së procedurës.

Dokumentacioni i nevojshëm

Çfarë duhet të përmbajë kërkesa juaj dhe formulari i ankesës

Sipas nenit 47 të rregullores së Gjykatës, formulari i ankesës duhet detyrimisht të përmbajë një përmbledhje të shkurtër të fakteve për të cilat dëshironi të ankoheni si dhe të shkeljeve që ju janë bërë, si dhe paraqitjen e së drejtës apo të të drejtave të garantuara nga Konventa dhe që Ju mendoni se ju janë shkelur. Gjithashtu duhet një paraqitje e rekurseve që ju keni ndjekur në gjykatat vendase, si dhe listën e vendimeve të dhëna për çështjen tuaj nga një autoritet publik, duke saktësuar për çdo vendim datën, përmbajtjen e tij të shkurtuar dhe autoritetin që e ka dhënë. Kësaj letre duhet ti bashkëngjisni një kopje të plotë të këtyre vendimeve. Këto dokumente nuk do tju kthehen. Si rrjedhim, është në interesin tuaj të dërgoni vetëm kopje dhe jo origjinale. Sipas nenit 45 të rregullores së Gjykatës, formulari duhet të nënshkruhet nga Ju vetë si ankues apo nga përfaqësuesi juaj. Nëse nuk dëshironi të tregohet identiteti juaj, duhet ta saktësoni këtë dhe të paraqisni arsyet që përligjin një shmangie nga rregulli i zakonshëm i publikimit të procedurës. Gjykata mund të autorizojë anonimatin në raste të veçanta dhe të motivuara si duhet për depozitimin e ankesës fillestare, nuk është e nevojshme të jeni i përfaqësuar dhe përfaqësuesi juaj i mundshëm nuk ka pse të jetë domosdoshmërish një avokat. Megjithatë, është për tu theksuar se në një stad të mëvonshëm të procedurës, në rast se Gjykata do ti kërkojë Qeverisë të paraqesë me shkrim vëzhgime lidhur me ankimin tuaj, ju në parim duhet të jeni i përfaqësuar për vazhdimin e mëtejshëm të procedurës nga një avokat, i cili përveç përjashtimeve të autorizuara, duhet të jetë i aftë ligjërisht të ushtrojë profesionin e tij në një nga shtetet që kanë ratifikuar Konventën. Veç kësaj, ai duhet të njohë si duhet njërën prej gjuhëve zyrtare të Gjykatës pra në anglisht dhe frëngjisht. Ju kujtojmë se duke filluar nga ky stad i procedurës, korrespondenca e Gjykatës do të jetë në njërën nga këto gjuhë zyrtare dhe se vëzhgimet që ju do të paraqisni duhet gjithashtu të jenë të hartuara në një nga këto gjuhë, me përjashtim të rasteve kur keni marrë autorizimin të vazhdoni të përdorni një gjuhë jo zyrtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›