E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, takim antikanabis, në një vit 102 raste

VLORË - Në kuadër të luftës antikanabis, policia e Vlorës dhe përfaqësues së pushtetit vendor kanë organizuar një takim sensibilizues lidhur me fenomenin e kultivimit të bimëve narkotike. Kreu i policisë së qarkut të Vlorës, Vehbi Bushati, bëri një relacion lidhur me rastet e asgjësimit të sipërfaqeve të mbjella me kanabis një vit më parë.

Ai theksoi se në vitin 2008 kanë qenë në total 102 raste të kultivimit të hashashit në qarkun e Vlorës, ku janë asgjësuar 18 802 rrënjë bimë narkotike, me 16 autorë të identifikuar, prej të cilëve 13 të arrestuar, dhe të tjerët të shpallur në kërkim. Sipas Bushatit, komunat më problematike në qarkun e Vlorës janë ato të Vllahinës, komuna Armen, komuna Brataj, Sevaster e Kotë.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›