Karamanlis i premton Shqipërisë mbështetje për anëtarësimin në BE

Kryeministri grek këshillon politikën shqiptare, për zgjedhje brenda standardeve
Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe liberalizimin e vizave. Garancia është dhënë nga kryeministri grek Kosta Karamanlis gjatë fjalës së tij në parlamentin shqiptar. Në këtë drejtim, kryeministri grek ka vlerësuar si hap kryesor standardet e zgjedhjeve të qershorit, duke deklaruar rëndësinë që BE i jep zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Bashkimi Evropian i jep rëndësi zhvillimit të zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, shtetit të së drejtës, përballimin e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave minoritare, ka deklaruar kryeministri grek. Duke përmendur mbështetjen e vendit të tij ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Karamanlis gjatë fjalimit të tij në Parlamentin shqiptar ka theksuar se e njëjta mbështetje do të jetë nga Greqia edhe për integrimin në Bashkimin Evropian. Kam mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që hap një kapitull historik për Ballkanin pasi Shqipëria mund të kontribuojë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë, duke plotësuar kushtet për një fqinjësi të mirë.Gjithashtu, Greqia përbën një mbështetje të qëndrueshme për integrimin e Shqipërisë në BE, ashtu siç kemi shprehur mbështetjen për anëtarësimin e të gjitha vendeve të Ballkanit, ka shtuar Karamanlis. Në këtë kuadër kreu i qeverisë greke ka veçuar rëndësinë që i jep BE zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare, shtetin e së drejtës, përballimin e korrupsionit si dhe minoritetin. Karamanlis ka theksuar se Greqia do të vlerësojë afrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, mbështetja greke ekziston edhe në qëndrimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Qeveria ime në këtë kuadër ndjek nga afër përparimin që është arritur në zbatimin e reformave të domosdoshme, që do lejojnë liberalizimin e vizave. Erdha si mik dhe e ndjej se gjendem mes miqsh, Greqia ushqen ndjenjën miqësore drejt Shqipërisë dhe shikon drejt bashkëpunimeve në të ardhmen. Ju siguroj se Greqia do të mbetet aleat i ngushët brenda NATO dhe shpresoj së afërmi partner i ardhshëm brenda BE, ka theksuar kryeministri grek. Gjithashtu, kreu grek ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë. Sipas tij, kanë qenë pikërisht marrëdhëniet e mira, që kanë bërë të mundur nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve, duke vlerësuar në këtë drejtim edhe kontributin e emigrantëve shqiptarë në vendin fqinj. Do të doja ti referohem edhe kontributit të emigrantëve shqiptarë, që punojnë në Greqi, që kanë kontribuar për vendin tonë, por edhe për remitancat në Shqipëri, është shprehur Karamanlis. Duke përmendur krijimin e një klime me mirëbesim reciprok për dy vendet, kryeministri grek në këtë kuadër marrëdhëniesh ka nënvizuar minoritetin grek në Shqipëri, të cilin e ka vlerësuar si një urë miqësie mes dy vendeve. Përmes këtij bashkëpunimi u bë e mundur nënshkrimi i marrëveshjes për territoret detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe ajo për varrezat e ushtarëve grekë, ka deklaruar Karamanlis. Gjithashtu, kryeministri grek ka nënvizuar se mes Shqipërisë dhe Greqisë tashmë janë krijuar kanale të mirëfillta komunikimi dhe ka premtuar se biznesi grek do të vazhdojë të investojë në Shqipëri. Në saj të përpjekjeve të dy palëve kemi krijuar kanale komunikimi dhe po hapim perspektiva të reja për një bashkëpunim më të zgjeruar e më të ngushtë dypalësh. Kompanitë greke, që aktivizohen në Shqipëri do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre, pavarësisht konjukturave të komplikuara ekonomike botërore, ka theksuar Karamanlis. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë greke ka siguruar se Greqia dëshiron vazhdimin e mëtejshëm të investimeve në Shqipëri dhe do ti përgjigjet pozitivisht kërkesave të miqve shqiptarë për shanse të biznesit. Gjithashtu, ai ka theksuar se Greqia do të mbështes të gjitha idetë dhe propozimet për bashkëpunime të reja në energji.
Last Updated on Tuesday, 28 April 2009 12:53