E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, 500 MB dhuratë me blerjen e një aparati celular 3G

Një mundësi reale për të eksploruar shpejtësinë marramendëse të internetit në celular përmes teknologjisë 3G. Kompania Vodafone sapo ka hedhur në treg një tjetër ofertë joshëse për t’iu dhënë mundësinë të gjithë klientëve të saj të planeve tarifore me parapagesë të përjetojnë magjinë e internetit të shpejtësisë së lartë në celular përmes teknologjisë 3G – e ofruar në Shqipëri ekskluzivisht nga Vodafone. Oferta mundëson që me blerjen e një aparati celular të përshtatshëm per teknologjinë 3G në secilin prej dyqaneve Vodafone të përfitohen automatikisht 500 MB. internet falas për t'u konsumuar për një muaj. Pjesë e kësaj oferte është dhe i famshmi Samsung Galaxy Tab, telefonat inteligjentë Vodafone 945 dhe shumë telefona të tjerë nga më të kërkuarit në treg, të cilët vijnë me çmime që i përshtaten buxhetit të gjithkujt. Teknologjia 3G ofron navigim shumë të shpejtë në faqet e internetit, shkarkim me shpejtësi të përmbajtjeve tuaja të preferuara, kryerjen e video-thirrjeve si dhe shumë aplikime të tjera që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë. Kjo ofertë është e vlefshme deri në datën 1 Maj 2011 - ekskluzivisht për klientët me parapagesë Vodafone.

Petroleum", "Sherwood", "Wek", "Stream oil" etj. Gjeografia e puseve që janë dhënë dhe do t'u jepen këtë vit kompanive të huaja është e gjerë. Zona naftëmbajtëse dhe naftënxjerrëse e Marinzës, ku kompania e huaj "Banker's" ka vite që operon, brenda një periudhe të shkurtër do të jetë e gjitha nën administrimin e saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›