E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Albania” prezanton dy oferta fantastike për abonentët me parapagesë

Abonentët e “Vodafone Club” mund të përfitojnë prej ofertës ‘Non Stop’ që iu mundëson telefonata gati pafund drejt anëtarëve të grupit, por jo vetëm: të gjithë ata abonentë që zgjedhin këtë ofertë përfitojnë 1000 minuta kohë bisede brenda grupit ‘Club’ dhe 30 minuta drejt të gjithë rrjeteve të tjerë, për vetëm 700 lekë (me TVSH-ë). Për këtë nevojitet të telefonohet falas në numrin 137. Për të gjithë abonentët “Vodafone Card” tashmë mbërriti oferta ‘Super Rimbushje’ e cila iu jep mundësinë e përfitimit të dyfishit të shumës së rimbushur. Të gjithë ata abonentë që rimbushin llogaritë e tyre përmes kartave gërvishtëse apo elektronike me shumën 1000 lekë mund të zgjedhin ofertën ‘Super Rimbushje’ dhe të përfitojnë një total prej 2000 lekësh kohë bisede për ta përdorur për dhjetë ditë nga momenti i aktivizimit. Vini re se të dy ofertat e mësipërme janë të vlefshme për një kohë të kufizuar. Çdo informacion i mëtejshëm në lidhje me specifikimet e këtyre ofertave, mund të gjendet duke telefonuar shërbimin e kujdesit të klientit të Vodafone në numrat 139 dhe 140 apo duke vizituar faqen e internetit www.vodafone.al

12 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›