“Vodafone Albania” sjell shërbimin e faturës elektronike, “Vodafone E-Bill”
Duke filluar nga data 14 gusht 2009,”Vodafone Albania” ka hedhur në treg shërbimin “Vodafone E-Bill”. Ky shërbim ofron për të gjithë klientët me kontratë të “Vodafone Albania” mundësinë e marrjes çdo muaj të faturës së detajuar të komunikimit celular, shumë thjesht, shpejt dhe në mënyrë të sigurt nëpërmjet faqes së internetit “www.vodafone.al”. Tani marrja e faturës së komunikimit celular bëhet edhe më e lehtë.
“Vodafone E-Bill” mundësohet nga një teknologji e sigurisë së lartë e cila mbron të dhënat e komunikimit celular të klientëve me kontratë nëpërmjet kodeve të ndryshme PIN. Çdo herë që klienti akseson faturën e tij elektronike, ai pajiset me një kod të ri i cili bën të mundur që ai të jetë i vetmi person që sheh atë faturë. Kjo formë e marrjes së faturës zëvendëson pjesën analitike të faturës së detajuar që i dërgohet klientëve me kontratë nëpërmjet shërbimit postar çdo muaj, dhe në këtë rast zarfi i klientit do të përmbajë vetëm faturën tatimore. Por si mund ta merrni këtë faturë elektronike? 1. Plotësoni formularin e aplikimit të shërbimit “E-Bill” në dyqanin “Vodafone” duke pasur me vete një dokument të vlefshëm identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). 2. Hyni në adresën “www.vodafone.al” dhe klikoni në seksionin e “E-Bill”. 3. Nëse kjo është hera e parë që e aksesoni këtë shërbim, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat e kërkuara. 4. Pasi të jeni regjistruar në celularin tuaj do t’ju vijë një SMS që përmban kodin PIN që do t’ju nevojitet për të aksesuar faturën tuaj elektronike. 5. Për të ofruar siguri maksimale për klientët, çdo herë që ju do të kërkoni të aksesoni/kontrolloni faturën tuaj elektronike do të merrni me SMS një numër të ri PIN. 6. Ju do të njoftoheni gjithashtu nëpërmjet një SMS-je dhe e-maili që fatura juaj elektronike është gati. 7. Ju mund të aksesoni të gjitha faturat tuaja elektronike të 12 muajve të fundit. Fatura më e vjetër do të fshihet automatikisht me përgatitjen e faturës së re. 8. Në rast paqartësish në lidhje me paraqitjen e të dhënave të faturës suaj elektronike, ju mund të kontaktoni nëpërmjet linkut që gjendet brenda faqes së faturës suaj elektronike. Fatura juaj elektronike do të përmbajë periudhën e faturimit, pagesën fikse mujore për shërbimin, numrin e thirrur, datën, orën, kohëzgjatjen e bisedave të kryera, përdorimin e internetit, si dhe pagesën përkatëse për çdo komunikim të kryer. Mos hezitoni të përfitoni nga shërbimi “Vodafone E-Bill” i cili do t’ju lehtësojë së tepërmi jo vetëm marrjen e faturës në formë elektronike por edhe do t’ju ndihmojë që çdo informacion të jetë në kompjuterin tuaj. Klientët që janë të interesuar për të marrë faturën e tyre të komunikimit në formë elektronike mund të drejtohen tek dyqanet “Vodafone” në të gjithë Shqipërinë.
29 Gusht 2009