“Vodafone Club”: Paguaj vetëm minutën e parë dhe përfito thirrje falas pa limit
Vodafone Albania zgjeron gamën e përfitimeve për abonentët e saj “Vodafone Club” përmes ofertës “Paguaj minutën e parë” tashmë me opsionet e aktivizimit 7 ditor dhe 30 ditor. Oferta “Paguaj Minutën e Parë” është shumë e veçantë pasi përdoruesit e saj përfitojnë çdo ditë thirrje falas pa limit brenda grupit “Vodafone Club”. Duke filluar nga data 6 prill 2010, të gjithë anëtarët e komunitetit Nr.1 në Shqipëri, “Vodafone Club”, do të kenë mundësinë e regjistrimit në promocionin më të favorshëm në treg. Kjo ofertë është e mrekullueshme: Kryej një thirrje brenda grupit “Vodafone Club”, paguaj vetëm minutën e parë të kësaj thirrjeje dhe pjesa tjetër e thirrjeve brenda grupit gjatë asaj dite do të jetë krejtësisht falas. Dhe, nuk ka asnjë kosto tjetër të fshehur. Të gjithë anëtarët e “Vodafone Club” mund të telefonojnë pa pagesë në numrin 143 dhe të aktivizojnë ofertën për 7 ditë (me kosto 200 lek me TVSH) ose 30 ditë (me kosto 700 lekë me TVSH). Mbas aktivizimit të ofertës klientët mund të fillojnë të kryejnë menjëherë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë prej komunikimit që i jep vlerë kostos. Kjo ofertë është e vlefshme për një kohë të kufizuar. Çdo informacion i mëtejshëm në lidhje me specifikat e kësaj oferte mund të merret në çdo dyqan Vodafone apo përmes telefonatave në numrat e shërbimit të kujdesit ndaj klientit të Vodafone, 139 dhe 140.
Ndërtuesit: Presim likuidimin nga qeveria
Pavarësisht shumave të disbursuara në muajin mars, në masën 8 miliardë lekë, në fushën e investimeve, për ndërtuesit situata me likuidimet e prapambetura vijon të jetë ende shqetësuese. “Jemi duke pritur fondet e prapambetura. Dëgjojmë për çelje fondesh, apo mbyllje të likuidimit brenda muajit mars, por ende asgjë”,- deklaroi drejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksi Muçi. Edhe pse kanë kaluar tre muaj nga fillimi i vitit buxhetor 2010, Ministria e Financave nuk ka paraqitur ende shifra të investimeve, apo të planeve, duke u mjaftuar me deklaratën e ministrit Bode, se në muajin mars ishin kryer rreth 8 miliardë lekë prokurime të investimeve. Kriza ekonomike dhe shtrëngimi i masave nga bankat i ka futur ndërtuesit në një situatë të vështirë financiare, ndërsa vijon të mos ketë asnjë shenjë përmirësimi.
OECD: Greqisë i nevojitet ndihmë nga FMN-ja
Greqia duhet të kërkojë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), konsideron Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Anhell Gurija sot në Pragë deklaroi se Greqia, me kamata aq të larta me të cilat merr borxh, nuk do të durojë edhe shumë. “S`ka arsye për të menduar lidhur me kërkimin e ndihmës theksoi Gurija duke shtuar se janë tepër të theksuara deklaratat se është turp që Greqia të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, për shkak të cenimit eventual të autoritetit të Eurozonës.
Interesat bankare
Përditësimi i fundit: 05.04.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.85%
12M 12-mujor 7.38%
6M 6-mujor 6.49%
3M 3-mujor 5.59%
1M 1-mujor 5.12%
1Ë njëjavor 4.69%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.91%
1Ë njëjavor 6.01%
o/n njëditor 5.74%
12M 12-mujor 9.16%
6M 6-mujor 7.98%
3M 3-mujor 7.17%
7 Prill 2010