Vodafone mbyll aktivitetet verore me një festë
Kompania Vodafone mbyll sezonin veror me një festë të madhe në kryeqytet. Mbas një stine vere të mbushur me aktivitete, festa dhe evenimente të rëndësishme muzikore, të tilla si koncerti madhështor i DJ Tiesto apo inaugurimi i një feste magjike në plazhin e Velipojës, Vodafone Parties rikthehen në Tiranë për të mbyllur këtë sezon fantastik festash të nisur në fillim të verës po në kryeqytet. Në këtë atmosferë speciale vjeshte, ditën e shtunë, datë 3 Tetor, Vodafone Albania do të mbyllë festat e saj verore me një eveniment fantastik në ambientet e “Folie Terrace” pranë kalasë. Të rinjtë do të jenë në ndikimin e ritmeve muzikore të muzikës funky, house dhe disco, ku do t’u shoqërojnë përgjatë gjithë mbrëmjes. Të gjitha këto, do të jenë nën moderimin e Dunja & Maja VJs – VJ abstraction në skenën Vodafone tek Folie Terrace. Gjithashtu, pas mesnatës, do të ketë free-shots për të gjithë të pranishmit në ambientet e brendshme të Folie Bar.
3 Tetor 2009