Çmimi i energjisë, ERE pranon rritjen pas 1 janarit 2010
Deri në datën 15 dhjetor nga ERE do të merret vendimi për rritjen e çmimit
Ervin KOÇI
Çmimi i energjisë elektrike do të ndryshojë vitin e ardhshëm për të gjithë kategoritë e konsumatorëve në vend. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka aplikuar sipas ligjit pranë Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Bujar Nepravishta u shpreh dje se “OSSH-ja në datë 30 shtator ka paraqitur pranë ERE-s kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010 në bazë të procedurave ligjore”. Më pas, sipas Nepravishtës, ERE do të shqyrtojë brenda një periudhe 12 ditore kërkesën e paraqitur në se ajo është konform rregullave dhe do të kërkojë nga OSSH-ja të paraqesë brenda 10 ditëve treguesit për energjinë elektrike, si dhe t'i publikojë tarifat në tre prej gazetave më të njohura në vend. Pas kësaj periudhe, Nepravishta sqaroi se OSSH-ja do të zhvillojë një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. "Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize deri në datën 15 dhjetor nga ERE do të merret vendimi për këtë çështje",- tha Nepravishta. Sipas marrëveshjes me qeverinë shqiptare, kompania “CEZ” duhet të paraqiste aplikimin për tarifat e reja brenda muajit shtator, për t‘i dhënë kohë ERE-s që të vendosë për nivelin e çmimeve deri në datën 15 dhjetor të këtij viti. Dosja voluminoze është dorëzuar dy ditë më parë në zyrat e ERE-s, një ditë para skadimit të afatit.
Tarifat
Nga ERE mësohet se sipas këtij aplikimi, çmimi që do të paguajnë qytetarët do të jetë rreth 10 lekë për kilovat orë, plus tatimin mbi vlerën e shtuar, edhe pse kjo përllogaritje nuk është përfundimtare. Burime zyrtare të ERE-s thonë se dosja përmban të dhëna të detajuara, në funksion të kërkesës për të rritur çmimin e energjisë elektrike. "Kërkesa për miratimin e tarifave të reja do të studiohet me mjaft kujdes, në mënyrë që vendimi të jetë sa më i drejtë", pohoi dje kreu i ERE-s, Nepravishta. Aktualisht, abonentët e OSSH-së janë duke paguar tarifat e miratuara që në mars të vitit 2008 dhe për këtë shkak, pronarët e rinj kanë kërkuar rishikimin e çmimit. Me tarifat aktuale, çmimi mesatar i energjisë elektrike është 8.4 lekë/kilovati. Synimi i ERE-s do të jetë ndarja e konsumit në dy nivele, duke i diferencuar edhe me çmime. Tjetër risi pritet të jetë faturimi, brenda të cilit do të bëhet automatikisht zbritja për shtresat në nevojë, të përkrahur me subvencion nga qeveria.
Kategoritë
Shifrat zyrtare tregojnë se janë rreth 270 mijë abonentë që marrin subvencion 500 lekë në muaj për energjinë e konsumuar. Këta individë i kanë të ardhurat nën 35 mijë lekë në muaj. Megjithatë, nga Ministria e Punës pritet të dalë një shifër e re, pasi aktualja i referohet vitit 2008. Aktualisht qytetarët paguajnë me dy nivele çmimi, 7 lekë për një konsum deri ne 300 kilovat dhe mbi këtë sasi çmimi arrin në 12 lekë pa TVSH. Rruga e vetme për të mbrojtur qytetarët nga rritjet e njëpasnjëshme të tarifave është realizimi i premtimit të qeverisë, që TVSH-ja për energjinë nga 20 të ulet në 6 për qind. Një premtim ky i parashikuar në mandatin e parë të kabinetit “Berisha 1”, por që nuk u konkretizua. Kompania “CEZ” bleu këtë vit 76 për qind të aksioneve shtetërore të OSSH-së përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, me shumën 102 milionë euro. Konsulencën e privatizimit të OSSH-së e bëri Banka Botërore, e përzgjedhur nga qeveria shqiptare. “CEZ” ka premtuar të investojë në 5 vitet e para 200 milion euro për rehabilitimin e rrjeteve të OSSH-së.
3 Tetor 2009