Vodhën furgonin me mallra, dy të rinj në pranga
DURRËS- Kanë përfunduar në pranga dy të rinj , të akuzuar për vjedhjen e një furgoni me mallra, që pasi e kishin grabitur e kishin braktisur në Bregun e Lumit në Tiranë.
Sipas policisë, të ndalurit janë shtetasit Shkëlzen Marku, 23-vjeç nga Puka me banim në Spitallë të Durrësit, dhe Artur Demaj, 28 vjeç nga Tropoja, banues në Shënavlash.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin disa ditë më parë kanë vjehdur në Spitallë një automjet të mbushur me mallra.