E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën karburant, pranga dy personave

LEZHË- Janë vënë nën pranga dy persona pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur karburant tek një firmë në një prej guroreve të Lezhës, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim nga ana e policisë vendore. Karburantin e zbrazur nga cisternat hajdutët kishin arritur ta fusnin nëpër fuçi me të cilat do ta merrnin por pikërisht në një moment të tillë ka ndërhyrë policia duke i kapur në flagracë dy grabitës, ndërsa i treti ka mundur të largohet. Ngjarja ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit teksa në adresë të policisë ka mbërritur një telefonatë ku lajmërohej se tre persona po vidhnin naftë në gurorën e një shtetasi nga Lezha.

Sipas burimeve policore kanë qenë tre persona të identifikuar nga polcia (dy të kapur prej tyre), E.Gjeloshi nga Laci, A.Mollaj nga Lezha dhe L.Prela nga Lezha që kanë hyrë me një furgon në mjediset e kësaj guroreje duke iu afruar pikës së karburantit prej ku kanë arritur të mbushin dy fuçi me karburant, dhe duke vazhduar të mbushnin fuçinë e tretë por pa mundur ta bëjnë këtë gjë pasi policia ka ndërhyrë duke i kapur në flagrancë. Pikërisht në këtë moment ka përfituar L.Prela duke ia mbathur prej andej ndërsa janë arrestuar dy të tjerët. Policia ka bërë shoqërimin e tyre në polici dhe sekuestrimin e makinës mbartëse si provë materiale. Kështu të dy këta persona dhe i treti i shpallur në kërkim do të përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunmim të pronës së tjetrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›