E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për pronën, policia parandalon vrasjen

Fier

Policia e Fierit parandalon një vrasje. Një 20-vjeçar nga Fieri është arrestuar teksa tentonte të qëllonte me armë zjarri mbi një bashkëqytetarin e tij. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, mesditën e së martës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se në orën 12:00 të ditës së martë është arrestuar Aurel Telaj, 20 vjeç, i cili akuzohet për “vrasje me dashje, e ndodhur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë mësohet se shënjestra e 20-vjeçarit ka qenë 40-vjeçari Ahmet Hoxhaj, me të cilin është përplasur në lagjen “Apolonia”. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se fillimisht autori dhe 40-vjeçari janë konfrontuar fizikisht dhe më pas Telaj ka tentuar ta qëllojë me pistoletë, por është neutralizuar në kohë nga policia. Zyrtarisht mësohet se motivi i kësaj ngjarjeje ka qenë banal, por burime nga grupi i hetimit thonë se dy personat janë përplasur për motive pronësie. Marrja në pyetje e autorit dhe e 40-vjeçarit do të zbardhë të vërtetën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›