Vodhi makinerinë e një firme, bie në pranga i dyshuari

Korçë, 11 shkurt, NOA Forcat e policisë së
Korçës kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet të jetë autor i
vjedhjes së një makinerie ndërtimi, pronë e firmës Alb Star, e cila kryen
punime publike në këtë qytet, ndodhur dy muaj më parë. Lajmi konfirmohet
zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA duke saktësuar se i ndaluari quhet Ramadan
Kovaçi, 21-vjeç dhe rezulton të ketë qenë edhe një herë më parë i dënuar për
veprën penale të Vjedhjes.
Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera,
dyshohet se veprën penale të lartpërmendur, ai e ka kryer në bashkëpunim edhe me
një person tjetër, i cili është ende i paidentifikuar.
Nga ana e policisë u kryen veprimet proceduriale
për veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal në
ngarkim të këtij personi, ndërsa materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme
prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA