E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasës me pagesë në Londër, dalin në gjyq dy shqiptarët

10/06/2009  Nis seanca e parë, u paguan nga qiprioti

TIRANE- Dy shqiptarë kanë dalë dje përpara gjyqit në Londër, pasi janë paguar për një vrasje që ka ndodhur në mars të vitit 2000. Mësohet se Ylli Xhelo 36 vjeç, të cilit i është mohuar kërkesa për azil dhe Robert Baxhija 29 vjeç nga Palmers Grin në Londër janë akuzuar se kanë punuar si vrasës me pagesë për një biznesmen qipriot grek, për të vrarë një qytetar në Britaninë e Madhe. Agjencitë e lajmeve londineze shkruajnë se biznesmeni Thanos Papaleksis 36 vjeç merrej me ndërtim. Ai urdhëroi dy shqiptarët të vrisnin Karalambos Kristodoulides 55 vjeç, i cili nuk pranoi të dilte nga shtëpia, me vlerë 2 milionë sterlina, ku ai jetonte në veri të Londrës, të cilën Papaleksis po përpiqej ta shiste. Papaleksis kishte frikë se kontrata do prishej dhe atij i duheshin paratë për të bërë një tjetër ndërtim. Trupi i 55-vjeçarit u gjet në mars të vitit 2000, në kompleksin ku ai jetonte në Kilburn. Autoritetet thonë se viktima ishte i lidhur në karrige, ishte torturuar dhe mbytur, akte këto që sipas Prokurorisë angleze i kanë dy shqiptarët e sipërcituar. Autoritetet gjetën gjurmët e gishtërinjve të shqiptarëve mbi trupin e kufomës. Aktualisht si shqiptarët ashtu edhe biznesmeni qipriot i kanë mohuar akuzat, por pritet që në ditët në vazhdim gjykata e Old Baily, do të marrë vendim për tre të akuzuarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›