Vrasësi i nënës ende në arrati, policia shpërndan foton
Fillimisht policia e Librazhdit dhe Drejtoria e Policisë së Elbasanit deklaruan se e kishin rrethuar autorin, por më pas nuk mundën të bien në gjurmë të tij
Marsela Kalaja
LIBRAZHD - Mbetet ende në mister fati i Haki Miskës, 50-vjeçarit nga fshati Pervall i Lunikut në Librazhd, i cili para disa ditësh masakroi me sëpatë nënën e tij, Dije Miska, 70 vjeçe dhe plagosi rëndë vajzën, Besiana Miskën, 20 vjeçe. Gjatë këtyre ditëve policia ka mbajtur të rrethuar zonën dhe kufirin me Maqedoninë, por ende nuk ka rënë në gjurmët e vrasësit. Duke u përpjekur të përfitojë informacione edhe nga banorët e zonës ku mund të jetë fshehur i kërkuari, policia lokale ka bërë publike dje një foto të Miskës. Gjithsesi, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme as kjo masë nuk duket se u ka dhënë shumë ndihmë uniformave blu.
Në fshatrat përreth nuk ka asnjë shenjë jete për 50-vjeçarin, i cili duket se është njohës i mirë i terrenit, por mbi të gjitha një vrasës i lindur, i cili di të fshehë me shumë kujdes gjurmët dhe provat. Sipas banorëve të fshatit, Haki Miska është parë ditën e krimit i armatosur, duke u larguar qetësisht nga fshati. Fillimisht policia e Librazhdit dhe Drejtoria e Policisë së Elbasanit deklaruan se e kanë rrethuar autorin, por më pas nuk mundën të bien në gjurmë të tij. Janë hedhur disa hipoteza mbi vendndodhjen. Disa burime policore dyshojnë se ai ka kaluar kufirin me Maqedoninë, të tjerë dyshojnë se fshihet në malet përreth, të cilat janë të mbuluar me dëborë dhe ku është vështirë të kërkohet, dhe një burim tjetër mendon se ai edhe mund të jetë vetëvrarë ose ka ngrirë në borë. Gjithsesi, fshati Përvall dhe zona përreth ndodhen në panik, pasi kanë frikë nga një hakmarrje e mundshme e agresorit. Me shumë vonesë, policia ka shpërndarë foton e tij, duke i bërë të ditur komunitetit se ky person është në kërkim dhe se paraqit rrezik të madh.
Pak ditë më parë Haki Miska qëlloi më sëpatë nënën e tij, pas grindjeve të vazhdueshme që kishin pasur në familje. Ai gjithashtu plagosi rëndë vajzën e tij, e cila gjithsesi shpëtoi nga vdekja pas ndihmës së marrë në spital. Miska dyshohet se është autor edhe i disa krimeve të tjera, njëra prej të cilave zhdukja në mënyrë të mistershme e bashkëshortes së tij disa vjet më parë, por deri tani organet e drejtësisë nuk kanë mundur të gjejnë prova për të vërtetuar fajësinë e tij për këto dyshime.
Fier
Kapet hajduti i pusit të naftës
FIER - Kishte vjedhur kullën e vrojtimit të një pusi, për ta shitur për skrap, por ka përfunduar në pranga. Forcat e Policisë së Fierit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një 27-vjeçari të shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të uniformave blu, që sqaruan se ai quhet Edmond Myrtaj, lindur dhe banues në fshatin Ruzhdie të Fierit. Bëhet me dijeni se ndaj këtij personi u ekzekutua urdhri i ndalimit të Prokurorisë së Fierit për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/1 të Kodit Penal. Kjo, pasi në bashkëpunim me Xh. Myrtaj, ai dyshohet si autor i vjedhjes së tubit të kullës së vrojtimit të pusit G 152 të ndodhur në fshatin Ruzhdie. Materialet procedurale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit.
Devoll
Trafikoi klandestinët, prangoset
DEVOLL - Forcat e policisë së Devollit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Edmond Ago, lindur dhe banues në fshatin Bitinckë, për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Kjo për arsye se ky person i ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit një familjeje nga fshati Bitinckë, duke i nxjerrë ata nga kufiri jeshil deri në tokën greke.
Kjo familje është kthyer e deportuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe për këtë, ata kanë bërë menjëherë kallëzimin penal përkatës. Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore procedurale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Korçës.
Librazhd
Vrasësi i nënës ende
në arrati, policia
shpërndan foton