Topi: “Mirëqenia e emigrantëve urë miqësie mes vendeve”
28/04/2009 Presidenti pret Karamanlis
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti në mjediset e Pallatit të Brigadave kryeministrin e Republikës së Greqisë Kostantinos Karamanlis dhe delegacionin që e shoqëron në vizitën e tij zyrtare në vendin tonë. Kreu i shtetit i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet e gjithanshme që ekzistojnë mes dy vendeve dhe popujve tanë dhe shprehu bindjen se dhe kjo vizitë dhe bisedimet që po zhvillohen me këtë rast, në frymën e miqësisë dhe vizionin e një bashkëpunimi me interes të ndërsjellë, do ti shërbejë konsolidimit dhe thellimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Presidenti Topi u shpreh se “fryt i këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe i frymës së mirëbesimit ishte edhe nënshkrimi sot i marrëveshjes mes të dy vendeve”. Numri një i shtetit shqiptar vuri gjithashtu në dukje integrimin e suksesshëm të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, duke nënvizuar faktin se mbarëvajtja dhe mirëqenia e emigrantëve shqiptarë në shtetin helen shërben si urë e fortë lidhëse miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve dhe popujve tanë sot dhe në të ardhmen. Nga ana e tij kryeministri Karamanlis, pasi falënderoi për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prit së bashku me delegacionin që e shoqëron, shprehu kënaqësinë se po viziton “Shqipërinë mike”, duke nënvizuar përparimin e madh të bërë gjatë viteve të fundit për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.