E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 36-vjeçarit në Fier, autorët ende të lirë

Dhimitër Gjika, 36-vjeçari i vrarë në qytetin e Fierit

FIER- Autorët e dyshuar për vrasjen e 36- vjeçarit Dhimitër Gjika vijojnë të jenë të lirë, ndërsa sipas të dhënave ata ndodhen jashtë rrezes së mbulimit të Policisë së Fierit. Tashmë grupi i hetimit është duke bashkëpunuar edhe me policitë e rretheve të tjera për të bërë të mundur arrestimin e shtetasve me inicialet K.K. dhe D.K. Burime të Policisë së Fierit bënë të ditur se ngjarja po hetohet edhe nga agjentët civilë të tyre, nëpërmjet infiltrimeve me individë që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Vrasja e Dhimitër Gjikës ndodhi pak ditë më parë në Fier, kur 36-vjeçari ishte në trotuar duke ecur në këmbë. Autorët e qëlluan atë nga një automjet katër herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. Gjika dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet trafiku droge, ndërsa po hetohet pasi ka dyshime se ai ishte përfshirë edhe në aktivitete të tjera kriminale në vendet ku ka qenë në emigrim, kryesisht si vrasës me pagesë. Për këtë shkak, janë duke u mbledhur të dhëna nga Interpoli për veprimtarinë e viktimës në tri shtete, Itali, Angli dhe Greqi.                                                 m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›