Operacioni Bardhë e Zi kap shpërndarësin e drogës

Elbasan, 2 shkurt, NOA Shpërndante lëndë
narkotike nëpër lokale të ndryshme, por ka mundur të identifikohet dhe të bjerë në
prangat e policisë në sajë të operacionit të koduar Bardhë e Zi.
Fjala është për një djalosh 20-vjeçar me emrin
Nelson Peqini, lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit, për të cilin burimet
policore konfirmojnë për NOA-n se është kapur në flagrancë me porcione droge gati për shpërndarje.
Arrestimi i tij u bë në mjediset e një lokali në qytetin e Elbasanit me 7 tableta të
mbështjella me letër varaku, brenda së cilës gjendej një masë në gjendje
pluhuri me ngjyrë të kuqërremtë, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike e llojit heroinë,
më peshë rreth 3 gram.
Në lidhje me këtë ngjarje po punohet për
dokumentimin e plotë të saj si dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit
për veprime të mëtejshme mbi veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve,
e cila parashikohet nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA