Shqiptari, murator që shet kokainë
Foligno, 1 Shkurt NOA Është arrestuar në
Foligno të Italisë një shqiptar 30 vjeçar që kishte një punë të dyfishtë ku
respektivisht ai merrej me ndërtim ku punonte si murator dhe gjithashtu
shpërndante dhe lëndë narkotike të tipit kokainë.
Djali 30 vjeçar ishte me dokumente të
rregullta në shtetin Italian dhe policia i ishte vënë në ndjeke atij pas shumë
veprimesh të dyshimta që ai kishte bërë.
Karabinierët e panë atë të hynte e të dilte
shumë herë nga ambientet e një lokali ku ai takonte persona të ndryshëm për ti
dhëna dozat e kokainës që shpërndante.
Ai u arrestua menjëherë nga forcat policore
dhe në makinën e tij gjithashtu dhe në banesën e shqiptarit u gjend një sasi
kokaine prej 15 gramësh, ku krahas saj u sekuestruan dhe 5.500 euro të cilat 30
vjeçari i kishte fituar nga ky biznes i jashtëligjshëm.
r.b/NOA