E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e endacakut, autori i dorëzohet gjykatës

Prokuroria: Renato Kiptiu u dhunua për vdekje, pasi nuk pranoi të bënte seks me rojen
TIRANË- Mbyllet dosja hetimore e vrasjes makabre të endacakut Renato Kiptiu, që shokoi banorët e zonës së9-katësheve në kryeqytet, në muajin tetor. Sipas kërkesës për gjykim, i vetmi i pandehur dhe i dyshuar si autor i kësaj vrasjeje është 51- vjeçari Arben Shehaj, me detyrë ish-roje i parkingut në kohën e vrasjes së endacakut 17- vjeçar. "Pas hetimeve tremujore nga prokurori i çështjes janë mbledhur prova materiale dhe akt-ekspertime të ndryshme që vërtetojnë se vrasjen e 17- vjeçarit Kiptiu e ka kryer i pandehuri Arben Shehaj, vrasje e cila ka ardhur pas torturave të rënda të ushtruara ndaj tij",-thuhet në kërkesën për gjykim. Kjo vrasje, sipas raportit përfundimtar të hetimeve, është cilësuar si "vrasje e kryer në rrethana cilësuese", pasi 17- vjeçari Renato Kiptiu ishte nën moshën 18 vjeç, në momentin e rrahjes, që si pasojë solli vdekjen e tij. Dosja është hedhur në short dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqësor treshes së kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, i cili pritet të caktojë datën e zhvillimit të seancës së parë gjyqësore. Sipas kërkesës për gjykim, i riu luftoi për 7 ditë me vdekjen në reanimacionin e spitalit Ushtarak, pa mundur t'u mbijetojë plagëve të mëdha që kishte pësuar. Hetimet kanë zbuluar si shkak të kësaj dhune vdekjeprurëse tentativën e rojes për të kryer marrëdhënie homoseksuale me endacakun, e pasi është refuzuar, e ka dhunuar atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›