Vrasja e mjekut Kastrati, 1 burgim i përjetshëm dhe 45 vjet burg

Vëllezërit Qamil e Abedin Rexhaj mohuan krimin
I kërkuan gjykatës drejtësi ose dënim me vdekje
Një burgim i përjetshëm dhe 45 vjet burg për vrasjen e mjekut nga Hasi, Behar Kastrati. Ky ishte verdikti përfundimtar i togave të zeza të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku për rreth dy orë lexuan arsyetimin e vendimit 40 faqesh me akuzat, provat e marra në konsideratë nga gjykata, dëshmitë që provonin fajësinë e tre të pandehurve, Qamil e Abedin Rexhaj, si dhe Ibrahim Gecit. Dënimi më i rëndë u dha për të pandehurin Qamil Rexhaj, i cili u cilësua si organizatori dhe ekzekutori i mjekut Kastrati, ndërsa për të pandehurin Abedin Rexha u vendos dënimi me 25 vjet burg, ndërsa për të pandehurin Ibrahim Geci u dhanë vetëm 20 vjet burg, 5 vjet më pak nga sa kërkuan prokurorët, duke i konsideruar bashkëpunëtorë në vrasje. Përveç dënimit me 20 vjet burg, ai u gjobit dhe me shumën 5 milionë lekë. Të pandehurit nuk kanë reaguar ndaj vendimit, ndërkohë që në përfundim të seancës, i pandehuri Qamil Rexhaj qetësoi familjarët, duke u thënë se do dalë pas 5 vjetësh. Gjatë gjithë procesit hetimor dhe gjyqësor, dy nga tre të pandehurit e kanë mohuar kategorikisht akuzën, me pretendimin se nuk kanë pasur asnjë arsye për të rrëmbyer dhe më pas vrarë mjekun Kastrati. Ndërkohë që i pandehuri Geci fillimisht ndihmoi për zbardhjen e ngjarjes, duke fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili më pas iu hoq, pasi tërhoqi deklarimet para gjykatës. Një seancë më parë, Abedin Rexhaj iu drejtua togave të zeza me fjalët: “Drejtësi ose dënim me vdekje!”. Tre të pandehurit akuzohen në bashkëpunim për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e doktorit dhe njëkohësisht kryetar i PD-së në Has, Behar Kastratit, i cili u mor peng tre vite më parë. Kastrati u rrëmbye më 7 korrik të 2005-s dhe vetëm pas disa ditësh u gjet trupi i tij i pajetë.
Ngjarja
Rrëmbimi i mjekut dhe njëkohësisht kreu i PD-së për Hasin, Behar Kastrati, ka ndodhur më datë 7 korrik 2005, në orët e vona të asaj nate. Zhdukja e tij para pallatit u denoncua nga vëllai i viktimës, ndërkohë që pas kërkimeve të shumta nga ana e policisë, pas 20 ditëve është gjetur në fshatin Kolsh trupi i pajetë i mjekut Kastrati. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatua se kufoma ishte e lidhur me dy shtylla betoni nëpërmjet telave të shtyllës dhe një litari në qafë, trung dhe këmbë. Pas hetimeve intensive, dëshmive të të afërmeve dhe të njohurve të viktimës, u arrit të shkohej në gjurmët e autorëve të dyshuar, dy prej të cilëve kishin pasur një konflikt të mëparshëm me mjekun. Prokuroria zbardhi emrat e autorëve të dyshuar, falë edhe bashkëpunimit me të pandehurin e tretë, Ibrahim Geci, i cili ndryshoi thëniet më pas në gjykatë. U hodh dritë mbi dinamikën e ngjarjes, personat që kishin dijeni, motivet pse ishte kryer, ndonëse dy të pandehurit Rexhaj e mohuan kategorikisht autorësinë. Madje, qysh në momentin e arrestimit, vëllezërit Rexhaj hodhën një alibi, të cilën e konsideronin të fortë, se natën e ngjarjes kishin qenë me Sokol Olldashin. Por, pas dy vitesh, kjo alibi do t’u rrëzohej para syve, me dëshminë e Olldashit para togave të zeza.
Babi i viktimës: Qamili me kërcënoi në telefon
Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, babai i viktimës ka dëshmuar se është kërcënuar në telefon nga Qamil Rexhaj. Faik Kastrati shpjegoi para gjykatës se nga fillimi i tetorit të vitit 2005 i është bërë një telefonatë kërcënuese në banesën e tij, ku i është thënë se pasi zhdukën djalin, pra Beharin, do të zhdukin dhe atë. Para gjykatës, dëshmitari Faik Kastrati shpjegoi se e njohu zërin e personit që e telefonoi dhe sipas tij, ishte zëri i të pandehurit Qamil Rexhaj. Në dëshminë që dha para kësaj gjykate, në seancën e datës 26.12.2006, dëshmitari u shpreh se ishte i sigurt që në telefon ishte i pandehuri Qamil Rexhaj, pasi Faiku kishte dëgjuar dhe për konfliktin që kishte djali i tij, i ndjeri Behar Kastrati, me të pandehurin Qamil Rexhaj.
Të pandehurit dhe dënimet
Qamil Rexhaj dënohet me burgim të përjetshëm
Abedin Rexhaj dënohet me 25 vjet burg
Ibrahim Geci dënohet me 20 vjet burg dhe 5 milionë lekë gjobë
Akuzat
- Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi
- Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit