E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të vriste gruan, ndalohet pas një jave burri

Lushnjë

Akuzohet se ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten, ndalohet një javë pas ngjarjes një 33-vjeçar nga rrethi i Fierit. Burimet zyrtare të Policisë së Lushnjës pohojnë për “Shqip” se është ndaluar Bledar Latifaj, banor i fshatit Levan, i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Fierit. Latifaj është prangosur rreth orës 10.00 të së mërkurë, ndërsa fshihej prej pak kohësh te disa të afërm të tij në Lushnjë. Ndërkohë mësohet se të mërkurën e kaluar ai ka takuar ish-bashkëshorten me të cilën ishte divorcuar pak muaj më parë dhe kishte dy fëmijë të vegjël, që jetonin me të ëmën. Takimi ka degjeneruar në sherr dhe ai ka tentuar ta mbysë dhe t’i japë fostoksinë, por kanë ndërhyrë fqinjët që kanë dëgjuar ulërimat e gruas. Ajo është dërguar për në spital, ndërkohë që 33-vjeçari ishte larguar duke i shpëtuar për gati një javë prangosjes së policisë. Latifaj ishte shpallur në kërkim dhe dje është bërë e mundur prangosja e tij nga Policia e Lushnjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›