E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria: Burg përjetë vrasësve të policëve

Pretenca

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje burg përjetë për Sokol Halilajn, i akuzuar për vrasjen e një punonjësi policie. Prokurori Anton Martini i kërkoi trupit gjykues të kryesuar nga Sandër Sinomi, shpalljen fajtor dhe dënimin e Sokol Halilajt me burgim përjetë. Për të pandehurin Shefqet Seferi, akuza i kërkoi gjykatës dënimin me 20 vjet burgim. Dy të pandehurit akuzohen për vrasjen e efektivave Arben Keqi dhe Durim Kasmi, si dhe vrasjen e paqëllimshme të kalimtarit Raim Bakiasi. Sipas hetimeve, ekzekutimi i policëve ka ardhur pas një hakmarrjeje nga familja e Hakajve, ndaj punonjësit të policisë Arben Keqi. Sipas akuzës, “truri” i organizimit të ekzekutimeve të punonjësve të rendit ka qenë Shkëlqim Haka, i vrarë në vitin 1999. Pas dështimit të tentativave për pajtim mes familjes së Arben Keqit dhe familjes Haka, vjen vrasja e Enver Hakës në Tiranë, në mes të vitit 1999. Shkëlqim Haka fillon tentativat dhe harton plane për vrasjen e Arben Keqit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›