Vrau adoleshentin se i vodhi varësen
11/03/2010 Ekstradohet nga Italia autori i krimit Gëzim Ndreu
Motra e viktimës zbuloi identitetit e autorit
TIRANE- Interpol Tirana ka sjellë nga Roma me duar të lidhura shtetasin të shpallur në kërkim Gëzim Ndreu. 43-vjeçari nga Vlora akuzohet nga drejtësia shqiptare, pasi në vitin 1997 ka vrarë më armë zjarri adoleshentin Besian Brecani. Sipas Prokurorisë së Tiranës, vrasja ka ndodhur për shkak të grabitjes së një varëseje floriri të të akuzuarit, që kushtonte 60 mijë lekë. Ndreu ishte duke qëndruar në një lokal, kur më 4 gusht 1997, afër tij është afruar viktima Brecani së bashku me dy persona të tjerë ku pas një sherri banal, ata mundën t’i rrëmbejnë nga qafa varësen e floririt. Mësohet se i pandehuri është identifikuar si autor i ngjarjes nëpërmjet fotografive prej motrës së viktimës. Ndërkohë që dosja hetimore në ngarkim të tij është pezulluar dy herë radhazi në vitin 1997 dhe në vitin 2006 për mosidentifikim të autorit dhe aktet janë rikthyer në polici. Gjatë hetimeve, Prokuroria ka marrë deklarimet e mbi 10 personave të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja. Sipas deklarimeve të tyre, pas sherrit që Gëzim Ndreu kishte bërë me viktimën dhe disa shokë të tij para ngjarjes, ai ishte kthyer në lokal. Aty ka folur me bodigardin, të cilit i ka thënë që tre personat që e kanë rrahur i kanë marrë varësen e floririt dhe se do t’i vriste personat që e kishin rrahur. Pasi janë marrë deklarimet e dëshmitarëve okularë të ngjarjes, Prokurorisë i është pohuar nga motra e viktimës, se ajo mund ta identifikonte autorin në një fotografi. Me një vendim gjykate, Prokuroria ka zhvilluar kontroll fizik në banesën e Gëzim Ndreut dhe ka marrë disa foto të tij. Në përballjen me fotot e periudhës së viteve 1997 motra e viktimës ka identifikuar Ndreun. Përballja me fotografitë është bërë edhe me një nga dëshmitarët okularë në ngjarje, i cili ka drejtuar gishtin tek i pandehuri Gëzim Ndreu. Aktualisht dosja penale në ngarkim të tij është duke u gjykuar në gjykatën e Tiranës.
Hetimi i Prokurorisë
Kjo dosje është hetuar dhe pushuar dy herë. Prokuroria ka marrë deklarimet e mbi 10 personave të pranishëm në lokalin ku ndodhi ngjarja. Sipas deklarimeve të tyre, pas sherrit që Gëzim Ndreu kishte bërë me viktimën dhe disa shokë të tij para ngjarjes, ai ishte kthyer në lokal. Aty ka folur me bodigardin, të cilit i ka thënë që tre personat që e kanë rrahur i kanë marrë varësen e floririt dhe se do t’i vriste personat që e kishin rrahur.